7 mesazhe që duhet të keni parasysh në përpjekjet tuaja për marketing - Business Magazine Albania

7 mesazhe që duhet të keni parasysh në përpjekjet tuaja për marketing

marketing
~2 minuta lexim

Marketingu është kryefjalë e shitjeve sot. Ju mund të siguroni prodhim, por nëse nuk mbërrini tek klienti, produktet apo shërbimet tuaja do të jenë pa vlerë. Më poshtë ju sjellim 7 mesazhe të ekspertëve në fushën e shitjeve dhe marketingut, të cilatr ju nxisin për njëmarketing cilësor.

  1. “Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive.” — Anita Campbell
  2. “Siç e keni vënë re, njerëzit nuk duan të shiten. Ajo që njerëzit duan janë lajmet dhe informacionet për gjërat që u interesojnë.” — Larry Weber
  3. “Për të qenë të suksesshëm dhe për të rritur biznesin e të ardhurat tuaja, ju duhet të përputhni mënyrën se si i marketoni produktet tuaja me mënyrën se si klientët tuaj mësojnë dhe bëjnë blerje për produktet tuaja.” — Brian Halligan
  4. “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë të departamentit të marketingut”. — David Packard
  5. “Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan
  6. “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard
  7. “Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj.” — Mike Volpe

Lexo: Njihuni me 3 folësit e parë të ALLWEB 2023!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0