7 mënyra për t'u relaksuar pas punës që janë më të mira se qëndrimi në telefon! - Business Magazine Albania

7 mënyra për t’u relaksuar pas punës që janë më të mira se qëndrimi në telefon!

7 mënyra për t'u relaksuar pas punës që janë më të mira se qëndrimi në telefon!

Në ditët e sotme, stresi është bërë një pjesë e zakonshme e jetës sonë të përditshme. Pas një dite të gjatë pune, shumë prej nesh ndihen të lodhur dhe të mbingarkuar mendërisht. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të zakonshme për të qetësuar mendjen është të qëndrosh pafund në telefon, por studimet tregojnë se kjo metodë nuk është aspak efektive për të sjellë relaksim të vërtetë.

Pse telefoni nuk është mënyra më e mirë për t’u relaksuar?
Sipas psikologes Emma Palmer-Cooper nga Universiteti i Southampton-it, shfletimi në telefon, sidomos në rrjetet sociale, mund të përkeqësojë gjendjen tonë mendore. Algoritmet e këtyre platformave shpesh nxisin përmbajtje negative dhe ndjenja shqetësuese, duke na lënë të ndihemi më të vetmuar, të stresuar dhe të pakënaqur me jetën tonë. Për më tepër, kalimi i orëve të gjata përpara ekranit mund të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e gjumit tonë. Më poshtë janë 7 mënyra më të mira për t’u relaksuar pas një dite pune:

1. Punëdore 

Aktivitete si thurrja, qepja apo punime të tjera artizanale kanë një efekt qetësues, falë lëvizjeve të përsëritura dhe ndjenjës së arritjes që japin. Këto aktivitete jo vetëm që ndihmojnë në uljen e stresit, por gjithashtu stimulojnë krijimtarinë dhe përqendrimin.

2. Ngjyrosje për të rritur

Edhe pse shpesh mendohet se ngjyrosja është vetëm për fëmijë, studimet tregojnë se librat e ngjyrosjes për të rritur janë një mjet efektiv për të reduktuar ankthin dhe për të përmirësuar mirëqenien mendore. Ky aktivitet mund të jetë po aq efektiv sa meditimi në krijimin e një gjendjeje të qetë mendore.

3. Merr pjesë në  grupe muzikore

Marrja pjesë në aktivitete muzikore, si këndimi  mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin mendor. Këndimi apo bërja e muzikës në grup ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit, si dhe rrit ndjenjën e lidhjes sociale dhe mirëqenien e përgjithshme.

LEXO EDHE:Çelësi për një fëmijëri pa smartphone: 4 rregulla të thjeshta për prindërit

4. Kërce

Kërcimi është një aktivitet që jo vetëm argëton, por gjithashtu ndihmon në largimin e stresit dhe përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Lëvizjet ritmike të kërcimit nxisin prodhimin e endorfinave, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar kështu në relaksim dhe rigjenerim mendor.

5. Lexo libra artistikë

Leximi i romaneve dhe tregimeve është një mënyrë e shkëlqyer për t’u shkëputur nga realiteti dhe për të shijuar një botë tjetër. Studimet tregojnë se leximi ndihmon në përmirësimin e inteligjencës emocionale (EQ), si dhe në zgjerimin e vëmendjes dhe përmirësimin e kujtesës.

6. Shëtitje në natyrë

Shëtitjet, veçanërisht në natyrë, janë një nga mënyrat më të mira për t’u relaksuar. Ato jo vetëm që përmirësojnë shëndetin fizik, por edhe stimulojnë mendjen dhe rrisin kreativitetin. Edhe një shëtitje e shkurtër prej 15 minutash mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin kardiovaskular dhe mendor.

7. Gatuaj darkën 

Gatimi është një aktivitet që kërkon përqendrim dhe mund të shërbejë si një formë meditimi. Përveçse është ekonomik dhe i shëndetshëm, gatimi nga fillimi të ndihmon të shkëputesh nga stresi i ditës dhe të fokusohesh në momentin aktual.

Në vend që të shpenzoni orë të tëra duke shfletuar në telefon, provoni një nga këto aktivitete të thjeshta dhe të këndshme. Çdo aktivitet që ju ndihmon të largoheni nga mendimet e kota dhe ju fokuson në të tashmen është një mënyrë e mirë për t’u relaksuar pas punës. Kujdesuni për veten dhe zgjidhni aktivitete që sjellin gëzim dhe qetësi në jetën tuaj të përditshme!

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0