7 librat që duhen lexuar për të kuptuar çuditë e kohës që po jetojmë! - Business Magazine Albania

7 librat që duhen lexuar për të kuptuar çuditë e kohës që po jetojmë!

Nga Albert GjokaA e keni vënë re se sa shumë gjëra ndodhin brenda pak çastesh në jetën tonë?  Sa shumë informacione marrim brenda një ore apo një dite?  Sa herë ju ka ndodhur që çudia të zërë çudinë dhe ta humbisni fillin e kuptimit në mjedisin që ju rrethon… Pandemi, luftëra, konflikte, falimentim, kaos, e kështu me radhë. Sot ndodhin aq shumë gjëra sa të duket gjithçka kaos dhe rrëmujë, si në jetën tënde personale ashtu edhe profesionale.  Dikur “mjellmat e zeza” shfaqesish shumë rrallë, ndërsa sot shfaqen shpesh

Ndryshimi është bërë pjesë e normalitetit tonë dhe këtë pak kush e pranon apo e kupton. Ndryshimi është e vetmja konstante që mbetet për tu menaxhuar. Teknologjia na vjen në ndihmë për të menaxhuar rrëmujën e madhe, por, ajo vjen fillimisht si një ide dhe më pas si një valë kur njerëzit janë të informuar dhe arrijnë që ti përdorin mjetet në shërbimin e tyre. 

E pazakonta është sfida e madhe e kujtdo që do të ecë përpara në politikë, në biznes, apo jetën personale. Harroji kollaret dhe kostumet e shtrenjta me protokolle strikte në Shtëpinë e Bardhë apo në sallonet e ftohta të koorporatave. Normaliteti nuk lëviz asgjë. Korniza është vdekje. Duhet të dalësh përtej saj dhe të prodhosh çudi përtej normave apo kodeve që ka strukturuar mendja njerëzore deri më sot.

Qenia njerëzore është e projektuar në një mënyrë të tillë që e panjohura, e pazakonta e tremb, e frikëson, e step ose e bën agresiv. Ne kërkojmë kohë që t’i analizojmë gjërat, të marrim informacione dhe t’i kuptojmë. Koha ecën më shpejt sesa mund të ecë mendja njerëzore. Ritmi i përditshmërisë sonë është rritur aq shumë saqë të duket vetja në një “Ekstremistan”, duke u “dorëzuar” në maratonën e jetës. 

Në një mjedis të tillë ne po humbasim gjithnjë e më shumë fokusin. Shpërqendrimi është sëmundja e epokës sonë. Madje, po kthehet në një sëmundje, pasi nuk arrijmë që të përqendrohemi për të kryer aktivitetet normale të jetës tonë si leximi i një libri më shumë se 100 faqe, shikimi i një filmi apo drame që zgjat më shumë se 10 minuta apo realizimi i vepre krijuese, qoftë kjo një pikturë, skulpturë apo një poezi me pak vargje.

Në përpjekjen për të kuptuar gjithnjë e më tepër këtë mjedis po shohim të shkërmoqen mitet tona të paprekshme si institucionet, morali, paraja dhe shumë kolona të tjera që janë ndërtuar në shekuj përgjatë historisë njerëzore. Zhvillimi teknologjik, Inteligjenca Artificiale, gjenetika, eksplorimi i hapësirës, etj.., ka bërë të mundur që të krijojë një realitet të ri, krejt të ndryshëm nga ai që ka qenë deri më dje. Demokracia e deridjeshme sot është thjesht një ëndërr e brishtë pa forcën për të frymëzuar ndjekës. 

Kapërcimi nga bota fizike në botën virtuale është një proces tranzitiv që vetëm sa ka nisur dhe askush nuk e di se si do të vijojë dhe ku do të na çojë. Për këtë arsye, ka edhe debate të shumta nëse jemi pranë një apokalipsi të shoqërisë njerëzore apo të një agimi të ndritur të epokës së artë. 

Ne po jetojmë një lojë që nuk është luajtur kurrë më parë dhe për këtë arsye sfida më e madhe është që të kuptojmë sesi të sillemi, si të ndërveprojmë me të tjerët dhe si të realizojmë qëllimet tona në përditshmëri. 

Në këtë tranzicion epokal që po përjetojmë teknologjia dhe inovacioni na vijnë si ide dhe çdokush ka barrën e madhe të përgjegjësisë për të reflektuar. Libri, mbetet mjeti më i qenësishëm për sistematizimin e njohurive njerëzore, për të përcjellë idetë dhe fantazitë e asaj që ndodh sot dhe do të ndodhë nesër dhe që na ndihmon të shkojmë tek tjetri, i ndryshëm nga ne. 

Interpretimi i këtij realiteti apo leximi deridiku i asaj që na shfaqet para syve bëhet përmes njohurive cilësore. 

Për këtë arsye, 

kemi përzgjedhur 7 libra që i rekomandojmë për të gjithë lexuesit, qofshin njerëzit e angazhuar në sipërmarrje, edukim apo edhe ata që kanë kuriozitetin për të kuptuar mjedisin e përditshëm real apo virtual që kanë para syve të tyre. 

  • Mjelma e zezë – Ndikimi i të pamundurës nga Nassim Nicholas Taleb

Mjelmat janë vetëm të bardha. Por çfarë ndodh nëse të shfaqet një mjelmë e zezë në jetën tënde. Një politikan i arrestuar, kërkoi për të lexuar këtë libër në qeli, sepse prangosja kishte qenë për të një “mjelmë e zezë”.  Taleb tregon se shumicën e rasteve, ne jemi më të verbër ndaj të tashmes dhe të ardhmes sesa mendojmë, prandaj duhet të jemi të përgatitur për surpriza. Në një epokë ku të dhënat dhe modelet janë kudo – nga ekonomia deri te Inteligjenca Artificiale – Taleb na paralajmëron për iluzionin e njohurisë, pra, besimin se mund të parashikojmë me saktësi të ardhmen duke përdorur të dhënat e së kaluarës.

Nëse je sipërmarrës, investitor, ose thjesht dikush që kërkon të marrë vendime më të zgjuara, ky libër ndihmon për të ndërtuar strategji më të qëndrueshme ndaj goditjeve të papritura. Për shembull, në vend që të përpiqemi të parashikojmë tregun financiar, Taleb sugjeron ndërtimin e strategjive antifragile – të cilat forcohen nga tronditjet. Me pak fjalë, ky libër të thotë se sa e rëndësishme është të përshtatesh me të panjohurën.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0