7 libra që Elon Musk mendon se duhet t’i lexoni patjetër - Business Magazine Albania

7 libra që Elon Musk mendon se duhet t’i lexoni patjetër

libra

Megjithëse ditët e tij janë të mbushura me Tesla, SpaceX, kërkime kibernetike dhe shumë e shumë tweeting, duket se Elon Musk gjithashtu gjen kohën për ta bërë leximin pjesë të rutinës së tij. Biznesmeni miliarder është i njohur se ndan me ndjekësit e tij të gjitha rekomandimet dhe mendimet e tij në Twitter, kështu që nuk është për t’u habitur që edhe librat janë pjesë e kësaj.

Librat më të rekomanduar po ua sjellim në këtë artikull ku ju mund të shikoni disa nga zgjedhjet më interesante nga lista e tij e gjatë.

  • Life 3.0: Being Human in the Age of Artificial Intelligence

“Jeta 3.0: Të jesh njeri në epokën e inteligjencës artificiale” nga Max Tegmark

Çfarë thotë Musk: “Ky është një udhëzues tërheqës për sfidat dhe zgjedhjet në kërkimin tonë për një të ardhme të mrekullueshme të jetës, inteligjencës dhe ndërgjegjes, në Tokë dhe më gjerë.”

  • Zero to One: Notes on Startups, or How to Build the Future

“Zero në Një: Shënime për Startup-et, ose Si të Ndërtojmë të Ardhmen” nga Peter Thiel

Çfarë thotë Musk: “Peter Thiel ka ndërtuar kompani të shumta të suksesshme dhe ‘Zero në Një’ e tregon se si e ka bërë këtë.”

  • Superintelligence: Paths, Dangers, Strategies

“Superinteligjenca: Shtigjet, Rreziqet, Strategjitë” nga Nick Bostrom

Çfarë thotë Musk: Vlen të lexohet ‘Superinteligjenca’ nga Bostrom. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me IA. Potencialisht më e rrezikshme se nuklearët.

  • The Wealth of Nations and Das Kapital

“Pasuria e Kombeve” nga Adam Smith dhe “Das Kapital” nga Karl Marx

Çfarë thotë Musk: E kam lexuar Das Kapital kur isha 14 vjeç, përfshirë përkthimin anglisht të gjermanishtes origjinale si dhe Adam Smith. Ironikisht, automatizimi në të ardhmen natyrshëm do të çojë në barazi më të madhe të konsumit. Monopolet janë armiku i vërtetë i njerëzve. Konkurrimi për të shërbyer është i mirë.

  • The Fault in Our Stars

“Faji në yjet tona” nga John Green

Çfarë thotë Musk: Duhet të pranoj se po më pëlqen shumë “Faji në Yjet Tona”. Histori e trishtuar, romantike dhe me emër të bukur.

  • Lying

“Lying” nga Sam Harris

Çfarë thotë Musk: Lexoni ” Lying”, libri i ri nga miku im Sam Harris. Art i shkëlqyer i kopertinës dhe shumë arsye të mira për të mos gënjyer!

  • Merchants of Doubt

“Tregtarët e Dyshimit” nga Naomi Oreskes

Çfarë thotë Musk: Ia vlen të lexohet “Tregtarët e Dyshimit”. I njëjti që u përpoq të mohonte vdekjet nga pirja e duhanit apo ndryshimin e klimës.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0