7 kurset më të mira të marketingut të mediave sociale që do të gjeni këtë vit - Business Magazine Albania

7 kurset më të mira të marketingut të mediave sociale që do të gjeni këtë vit


Doni të qëndroni të informuar rreth taktikave të fundit të marketingut të mediave sociale? Edukimi i vazhdueshëm është i nevojshëm. Mediat sociale janë të shpejta dhe jo domosdoshmërisht ajo që ka funksionuar vitin e kaluar do të funksionojë edhe këtë vit. Ndaj dhe ju duhet të qendroni në krye të ndryshimeve dhe praktikave më të mira. Ka shumë kurse të mëdha, webpage dhe video që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni edukimin tuaj në mediat sociale. Këtu kemi zgjedhur kurset që janë më të dobishme.

  1. Mos humbisni Master Class Chatbot

Ky trajtim video prej 12-orësh, ju krijon një bazë të fortë për ndërtimin e marketingut Facebook Messenger dhe ndërtimin e Chatbot. Aty do të mësosh si të krijosh regjistrime të ngjarjeve dhe të marrësh takime përmes Chatbot-it, të krijosh fushata reklamuese, të bësh shitjet. Shumë përdorin chatbot MobileMonkey për të demostruar se si përdoret dhe ndërtohet një Chatbot.

  1. Përparimet e biznesit në Facebook nga Mari Smith

Mari Smith është një udhëheqës i mendimit të marketingut në mediat sociale dhe ajo ndan taktikat më të mira të Facebook në këtë program trajnimi. Lënda përfshin 12 module që zhyten në temat kryesore të marketingut të Facebook me një fokus të madh në përdorimin e videove. Nëse kërkoni të punoni në Facebook për markën tuaj, atëherë duhet të shikoni kursin e Mari.

  1. Çfarë është sociale? ( nga Coursea)

Kursi i mediave sociale online të Coursera është bërë për pronarët e bizneseve, drejtuesit dhe profesionistët e marketingut. Nëse dhe ju jeni në hapat e para të biznesit, atëherë kjo është edhe për ju sepse është nivel fillestar. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni si të përmirësoni aftësitë tuaja për të rritur mediat sociale. Coursera do t’ju tregojë se si të përfitoni përmes mediave sociale.

  1. Reklama sociale nga WordStream

Ky kurs themelor i reklamave sociale është nga më të fundit të zgjedhura nga WordStream. Ajo mëson bazat e reklamimit me pagesë në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe LinkedIn. Kursi i lirë përfshin:

  • 10 mediat më të paguara të të gjitha kohërave
  • Një udhezues për përdorimin e reklamave në Twitter
  • 5 strategjitë e fuqishme të shënjestrimit me Facebook
  • 45 këshilla magjike për marketingun
  1. Si të dominosh mediat sociale

Dëshironi të përparoni në marketingun e mediave sociale? Një udhëzues me 200 faqe është i mbushur me këshilla të dobishme për të rritur biznesin tuaj dhe angazhimin e klientëve duke përdorur faqet më të mëdha të mediave sociale si Facebok, Twitter, LinkedIn, Pinterest, Snapchat. Ky udhëzues është i ndarë në 17 kapituj, të shkruara nga ekspertë të industrisë, përfshirë Lisa Buyer, Anna Crowe, Kristi Kellogg, Ashley Ward.

  1. Media Sociale QuickStarter nga kontakti konstant

Ky kurs përmban module të nivelit 101 të ndara nga rrjeti social dhe është për fillestarët. Zgjidhni rrjetet sociale që doni të mësoni dhe ata kanë module në Facebook, LinkedIn, You Tube, Google My Business, Snapchat.

  1. Universiteti i shpejtë i shtrirjes nga Neil Patel

Bashkëthemeluesi i Crazy Egg Neil Patel, “Quick Sprout University” ofron një edukim modern jo vetëm në fushën e marketingut në mediat sociale, por marketing dixhital në përgjithësi. Neil ka këshilluar kompanitë si Yahoo, Samsung, Microsoft.

Besmira Koro

SmallBiztrends

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0