7 këshilla për të gjetur qëllimin tuaj në jetë - Business Magazine Albania

7 këshilla për të gjetur qëllimin tuaj në jetë

7 këshilla për të gjetur qëllimin tuaj në jetë

Një studim i vitit 2010 i botuar në Applied Psychology zbuloi se individët me nivele të larta të mirëqenies eudaimonike—një ndjenjë qëllimi dhe kontrolli dhe një ndjesi se ajo që bëni ka vlerë—priren të jetojnë më gjatë. Studime të tjera treguan se mirëqenia mund të ketë një efekt mbrojtës për shëndetin. Një studim i vitit 2016 i botuar në Journal of Research and Personality zbuloi se individët që kanë një ndjenjë qëllimi fitojnë më shumë para sesa individët që ndjejnë se u mungon kuptimi në punën e tyre. Pra, lajmi i mirë është se nuk duhet të zgjidhni midis të pasurit pasuri dhe jetës me kuptim. Mund të zbuloni se sa më shumë që ndjeni qëllim, aq më shumë para do të fitoni.

Me të gjitha këto përfitime, gjetja e qëllimit dhe kuptimit në jetën tuaj është qartësisht thelbësore për përmbushjen e jetës tuaj—por ajo kërkon kohë dhe durim.

Dhuro kohë, para, ose talent

Kultivimi i një zakoni të dobishëm në funksion të gjetjes së qëllimit tuaj në jetë është të ndihmoni të tjerët. Lumturia lidhet me të qenit marrës para se të jesh dhënës, ndërsa gjërat më domethënëse kuptimplota lidhen më shumë me të qenit dhënës se sa marrës. Dhuruesit në marrëdhënie raportuan se kishin një jetë më kuptimplotë dhe të përmbushur, më shpesh sesa marrësit raportuan. Sjelljet altruiste mund të përfshijnë vullnetarizmin për një organizatë jofitimprurëse, dhurimin e parave për kauza që ju interesojnë, ose thjesht ndihmën e njerëzve përreth jush në përditshmëri. Qoftë nëse vendosni të kaloni dy të shtuna në muaj duke shërbyer vakte në një institucion për njerëzi në nevojë, ose vullnetarisht të ndihmoni fqinjën tuaj të moshuar në dyqan një herë në javë, duke bërë diçka të mirë për të tjerët mund t’ju bëjë të ndiheni se jeta juaj ka një kuptim më shumë.

Kërkoni feedback – merrni në konsideratë mendimet e të tjerëve

Ndonjëherë është e vështirë të dallosh gjërat për të cilat je i apasionuar. Pas së gjithave, ju ndoshta pëlqeni të bëni shumë gjëra të ndryshme dhe gjërat që pëlqeni mund të jenë bërë aq të përditshme në jetën tuaj sa që nuk e kuptoni sa të rëndësishme janë ato për qëllimin dhe kuptimin e jetës tuaj. Fatmirësisht, të tjerët mund të jenë në gjendje t’ju japin një mendim të ri. Ka gjasa të larta që ju tashmë po e shprehni pasionin dhe qëllimin tuaj ndaj të tjerëve pa qenë të ndërgjegjshëm për këtë. Mund të zgjidhni t’u drejtoheni njerëzve dhe t’i pyesni se çfarë konsiderate kanë ata për ju dhe për gjërat gjë ju bëni. Ose mund të mbani shënim kur dikush ju bën një kompliment ose bën një vërejtje për ju apo për diçka që lidhet me punën tuaj. Shkruajini ato vrojtime dhe hulumtoni mënyrat e sjelljes tuaj dhe reflektoni për mënyra të mundshme se si mund të ndryshoni aspekte të vetvetes tuaj për tu përmirësuar. Dëgjimi i të tjerëve se çfarë opinioni kanë për ne, dhe për atë që ata vërejnë për ju mund t’ju forcojë disa nga pasionet me të cilat ju tashmë jeni angazhuar dhe mund t’ju nxisë të vazhdoni.

Rrethojeni veten me njerëz pozitivë

Ju jeni shuma e njerëzve me të cilët ju mbani shoqëri. Merrni kohë për të reflektuar dhe kuptuar se çfarë keni të përbashkët ju me njerëzit me të cilët zgjidhni të rrethoheni dhe të kaloni kohë të konsiderueshme nga jeta juaj? Mos mendoni për kolegët ose anëtarët e familjes që jeni të detyruar ti keni pjesë të rrethit të njerëzve me të cilët shoqëroheni. Mendoni për njerëzit me të cilët zgjidhni të kaloni kohë jashtë punës dhe aktiviteteve familjare. Njerëzit që ju rrethojnë në jetën tuaj thonë diçka për ju. Nëse jeni të rrethuar nga njerëz që bëjnë ndryshime pozitive, mund të merrni frymëzim nga ata. Nga ana tjetër, nëse njerëzit përreth jush janë individë negativë që ju tërheqin poshtë, mund të dëshironi të bëni disa ndryshime. Është e vështirë të ndiheni të pasionuar dhe me qëllim kur jeni të rrethuar nga njerëz që nuk janë të interesuar të bëjnë kontribute pozitive.

Nisni biseda me njerëz të rinj

Është e lehtë të shikoni rrjetet sociale ndërsa jeni vetëm në metro ose ulur në një bar duke pritur për një mik. Përpiquni ti rezistoni këtij tundimi. Në vend të atij zakoni, merrni pakëz kohë për të folur me njerëzit përreth jush. Pyetini ata nëse po punojnë në ndonjë projekt ose çfarë pëlqejnë të bëjnë në kohën e tyre të lirë. Bisedoni me ta për organizatat me të cilat janë të angazhuar ose nëse mbështesin ndonjë kauzë të veçantë. Edhe pse fillimi i bisedave me të panjohur mund të duket i sikletshëm në fillim, të flasësh me njerëz jashtë rrethit të ngushtë social mund të të ndërgjegjësoj dhe ofroj informacione për aktivitete, kauza ose mundësi karriere që nuk i dinit se ekzistonin. Mund të zbuloni aktivitete të reja për të eksploruar ose vende të ndryshme për të vizituar. Dhe mbi të gjitha ato aktivitete mund të rezultojnë kyçe për të gjetur qëllimin tuaj në jetë.

Eksploroni interesat tuaja

A ka ndonjë temë për të cilën rregullisht flisni? A ka një tipologji fotosh në Instagram ku ju angazhoheni vazhdimisht, siç është kopshtaria ose punimet artizanale? Mendoni për bisedat që ju pëlqen të mbani më shumë me njerëzit kur takoheni. Ju pëlqen të flisni për historinë? Apo preferoni të ndani këshillat më të fundit që keni zbuluar për menaxhimin e financave personale ? Gjërat për të cilat ju pëlqen të flisni më së shumti dhe gjërat që ju pëlqen të ndani në rrjetet sociale mund të hedhin dritë në fakt për gjërat që ju japin një qëllim domethënës në jetë.

Lexo edhe: Njerëzit që jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme kanë 9 gjëra të përbashkëta

Merrni në konsideratë shqetësimet që ju pengojnë

Shumë njerëz kanë kauzat e tyre të preferuara ose nisma personale. A ka ndonjë gjë që ju bën kaq të palumtur saqë ju pengon në mirëqenien tuaj? Mund të jetë mirëqenia e kafshëve, një çështje e caktuar e të drejtave civile ose organizata që luftojnë obezitetin tek fëmijët. Ndoshta ideja e të moshuarve që kalojnë pushimet vetëm ju bën të ndiheni të trishtuar ose mendoni se abuzuesit e substancave kanë nevojë për më shumë mundësi rehabilitimi – kujtoni se organizatat e cilitdo profil janë aty dhe kanë nevojë për ndihmën tuaj në çdo moment. Nuk duhet domosdoshmërisht të angazhoheni me kohë të plotë në aktivitete që lidhen me qëllimin tuaj të jetës . Mund të zbuloni se karriera juaj ju jep mundësinë të ndihmoni në një kauzë që ndjeni pasion për të. Ose, mund të zbuloni se jeni në gjendje të dhuroni kohën tuaj – në vend të parave – për një kauzë që vërtet besoni.

Zbuloni çfarë ju pëlqen thellësisht të bëni

Nga ana tjetër, thjesht mendimi dhe reflektimi për atë se çfarë vërtet pëlqeni të bëni mund t’ju ndihmojë të gjeni qëllimin tuaj gjithashtu. A e dashuroni teatrin?  A është analizimi i të dhënave diçka që në të vërtetë ju intrigon për ta bërë?  Mendoni për llojin e aftësive, talenteve dhe pasioneve që ju sillni në tavolinë. Pastaj, mendoni si mund të ktheni pasionin tuaj në diçka që ka kuptim për ju dhe ju jep përmbushje.

Si të kuptoni që keni gjetur qëllimin tuaj?

Si nocioni i qëllimit vetë, përgjigjja për këtë është subjektive – dhe ka aq shumë shenja që dikush ka gjetur qëllimin e tij sa ka njerëz. Ndoshta ndiheni plotësisht të lidhur me universin dhe e dini vendin tuaj në të. Ndoshta keni gjetur kuptimin tuaj në një besim fetar. Ose ndjeni një lidhje të fortë me të tjerët. Ndjenja mund të vijë nga aktivitete prej të cilave përfitojnë të tjerët, si vullnetarizmi. Së fundmi, ka të ngjarë ta keni gjetur qëllimin tuaj nëse keni ndaluar së pyeturi nëse e keni. Gjetja e qëllimit tuaj nuk është diçka që mund ta bëni brenda disa ditëve, javëve, ose muajve. Ai mund të jetë një udhëtim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe duhet ta bëni atë hap pas hapi. Gjithashtu, mund të zbuloni se qëllimi juaj ndryshon me kalimin e kohës. Ndoshta në rininë tuaj ju pëlqente të punonit me kafshë, por tani dëshironi të bashkoheni me një kauzë që lufton trafikimin e qenieve njerëzore. Ose, ndoshta dëshironi ti bëni të dyja, duke qenë një nga ata fatlumë që gjejnë më shumë se një qëllim për t’i çuar jetët e tyre përpara. Mos harroni që qëllimi juaj nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të ndryshoni atë që po bëni tashmë. Nëse jeni një parukier, mund të vendosni që qëllimi juaj në jetë është të ndihmoni të tjerët të ndihen të bukur. Nëse punoni si kujdestar shkolle, mund të gjeni që qëllimi juaj është të krijoni një mjedis që ndihmon fëmijët të mësojnë. Herë pas here, merrni parasysh të ndaloni atë që po bëni për të reflektuar mbi rrugën tuaj: A po ju çon ajo në drejtimin që dëshironi të shkoni? Nëse jo, mund të ndryshoni drejtimin. Ndonjëherë, ajo rrugë për të gjetur qëllimin tuaj ka disa kthesa, kryqëzime dhe ndalesa.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0