Njerëzit e suksesshëm kanë tendencën të kenë dialogje të brendshme shumë pozitive.
Ata e dinë si ta kontrollojnë rritjen e tyre personale. Ata besojnë se mund të bëjnë çdo gjë, të cilën mendja e tyre dëshiron. Por më shumë se gjithçka ata besojnë te vetja e tyre.
Ja cilat janë 7 gjërat që njerëzit e suksesshëm thonë çdo ditë me vete.
1. “Do të gjej një zgjidhje.”
Njerëzit që ja arrijnë, nuk kanë kohë për dështime.
Në vend të kësaj, ata përgatiten për pengesat. Ata e dinë se do të ketë sfida. E dinë se duhet t’i gjejnë vetë zgjidhjet. Kështu që në vend që të mendojnë për humbjen, përgatisin aftësitë personale që do t’i ndihmojnë në momentet e vështira.
Ata i thonë vetes çdo herë, “Do të gjej një zgjidhje, pavarësisht gjithçkaje.“
Dhe për këtë ja dalin.
2. “Çdo gjë në botë është ndërtuar nga njerëz jo më të zgjuar se ty.”
Kjo thënie e Steve Jobs është bërë një mantra për njerëzit e suksesshëm në të gjithë botën.
Ata që i arrijnë qëllimet e tyre nuk e shohin botën si të ngurtë. E shohin si diçka plastike, në lëvizje të vazhdueshme, gati të tronditet nga ideja e madhe e radhës. Dhe ata e shohin veten si personi ideal për ta bërë këtë ide realitet.
Në momentin që kupton se bota rreth teje është krijuar nga njerëz të tjerë njësoj si ty, njerëz që u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të punojnë pa reshtur drejt misionit të tyre, është momenti kur do të marrësh kontrollin mbi jetën tënde.
3. “Kurrë gabime. Vetëm mësime.”
Njerëzit, të cilët arrijnë gjëra të mëdha në jetë punojnë nën mendimin se çdo gabim kthehet në mësim.
Të quash diçka “gabim“ është jo produktive.
Në vend të kësaj quaje një mësim.
4. “Puno fort për të mësuar çfarë nuk di.”
Ka një keqkuptim për faktin se të gjithë njerëzit e suksesshëm janë egoistë ose e kanë çdo gjë të parashikuar.
E vërteta është se njerëzit e suksesshëm janë krejt e kundërta. Janë shumë të hapur, gati për të mësuar dhe gati për njohuri të reja.
Ka një ndryshim të madh midis atyre që arrijnë një sukses që zgjat pak në kohë dhe atyre që arrijnë ta mbajnë për një kohë të gjatë. Sukesesi ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm mbi dobësitë e tua dhe gjërat që mund të përmirësosh.
Për ta bërë këtë, duhet të mësosh ato çfarë nuk di.
5. “Harroje konkurrencën.”
Padyshim që duhet mbajtur gjithnjë një sy nga kundërshtarët, por individët më të suksesshëm janë shumë të fokusuar vetëm në drejtimin e tyre.
Arsyeja është se të qenit i fokusuar te konkurrenca për shumë kohë, mund të të bëjë të humbasësh përqëndrimin dhe të marrësh vendime të gabuara.
Njerëzit e sukesshëm e harrojnë konkurrencën.
6. “Merr kohë për të bërë çdo gjë mirë që në nisje.”
Njerëzit e suksesshëm punojnë gjithnjë shumë fort në fillim të çdo projekti, marrëveshje apo pune, për të qenë të sigurtë se çdo gjë në vijim do të shkojë mirë. Ata e dinë se nëse i bëjnë gjërat mirë që në fillim, kanë bërë gjysmën e punës.
Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen ndaj detajeve.
7. “Mos harro kurrë se ku e ke nisur.”
Njerëzit që janë të arritur në jetë, janë gjithnjë shumë të lidhur me fillimet e rrugëtimit të tyre. Ata e kujtojnë gjithnjë se si e kanë filluar gjithçka dhe sesi e kanë fituar atë që kanë.
Për të mbajtur suksesin në kohë të gjatë, kjo është një pjesë thelbësore e procesit. Duhet të kujtosh se si ke filluar dhe të bësh gjithçka për të mos e harruar këtë.
burimi: inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.