7 aftësi që do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet tuaja me njerëzit - Business Magazine Albania

7 aftësi që do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet tuaja me njerëzit


Empatia është aftësia për të kuptuar se si ndihet një person tjetër. Sipas një hulumtimi të ri nga Harvard “The Empathy Effect”, empatia është një tipar që mund të mësohet dhe zhvillohet. Ndërtoni empatinë (ndjeshmërinë) dhe do të jeni një sipërmarrës dhe një udhëheqës më efektiv.

Lexoni: Si të ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me shefin dhe kolegët?

Autorja Helen Riess është një psikiatre në Harvard, e cila ka zhvilluar trajnime mbi empatinë bazuar në hulumtimin e saj në neurobiologji. Megjithëse studimet e saj janë bërë për profesionistët e kujdesit shëndetësor, tiparet e empatisë që ajo ka identifikuar mund të përdoren për të krijuar lidhje më të forta mes jush dhe punonjësve, klientëve ose kolegëve tuaj në çdo fushë.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell shtatë aftësitë që ju nevojiten për të zhvilluar E.M.P.A.T.H.Y (empatinë).

E – Kontakti me sy

Në shoqëritë perëndimore themi se “sytë janë dritarja e shpirtit”. Shumë kultura kanë një version të së njëjtës frazë. “Kontakti me sy është ndër përvojat e para njerëzore,” shkruan Riess. Riess rekomandon që ju të mbani takime ballë për ballë sa më shumë që të jetë e mundur. Do t’ju ndihmojë të shikoni se çfarë shprehin sytë e personit që keni përballë, atë që zëri i tij shpesh herë nuk përcjell.

M – Muskujt për shprehjen e fytyrës

Truri ynë është i lidhur për të imituar automatikisht shprehjet e fytyrës. Kur dikush buzëqesh me ju, pothuajse gjithmonë ju i buzëqeshni mbrapsht. Është një përgjigje automatike. Por ju gjithashtu mund të dalloni një buzëqeshje të rremë nga ajo e një buzëqeshje lumturie. Muskujt në fytyrë rrallë gënjejnë. Kushtojuni vëmendje.

P – Postura e trupit

Kur ju uleni dhe qëndroni përballë personit, kjo nënkupton “lumturi dhe besim”. Si mjeke, Riess përcjell respekt dhe autoritet duke u ulur përballë me pacientët, duke e kthyer trupin e saj drejt tyre, duke u përkulur përpara dhe duke u ulur në nivelin e syve të tyre.

Lexoni: Biznesi, mes një marrëdhënie të ndërthurur mentorimi

A – Dhembshuria

Dhembshuria është termi shkencor për emocionin. Kushtojini vëmendje gjendjes emocionale të një personi – a është ai/ajo e trishtuar, e irrituar, e hutuar apo e gëzuar? Ka shumë pak shanse për të komunikuar në mënyrë efektive nëse nuk kuptoni ndjenjat e dikujt. Miliona vite zhvillimi kanë bërë që truri jonë të jetë jashtëzakonisht i saktë në vlerësimin e emocioneve. Besoni në zemrën tuaj – me të vërtetë ajo di diçka që truri juaj nuk di.

T – Toni i zërit

Mësova një fjalë të re në librin e Riess: “prozodia”. Gjuhëtarët përdorin “prozodinë” për t’iu referuar shpejtësisë, ritmit dhe melodisë suaj vokale. Sipas Riess, prozodia “fut një shtresë emocioni në të folurit që shkon përtej kuptimit melodioz të çdo fjale”. Kjo është një pasuri e fjalorit tuaj. Tonet qetësuese rezultojnë në biseda dhe rezultate më të mira.

H – Dëgjimi i personit tjetër

“Dëgjimi empatik nënkupton t’i kushtosh vëmendje një personi tjetër, duke identifikuar emocionet e tij dhe duke reaguar me dhembshuri dhe pa gjykim,” shkruan Riess. Për shembull, mos flisni kur jeni me nerva. Kur toni po ngrihet në një argument, bëni një hap mbrapa. Mos ndërprisni. Mos u ballafaqoni me emocionin e personit tjetër duke ngritur zërin. Ju do të zbuloni se biseda do të zbutet nëse ndiqni këto rregulla.

Y – Përgjigja juaj

Emocionet janë ngjitëse. Ju nuk mund të kuptoni sesa shumë gjendja juaj emocionale ndikon tek të tjerët. “Nëpërmjet rrjeteve nervore të përbashkëta, ndjenjat tuaja për të tjerët mund të transmetojnë informacione shumë të rëndësishme rreth asaj se si ata po përjetojnë atë që thoni dhe bëni,” thotë Riess. Nëse jeni të zemëruar ose të pasigurtë për veten, ose të frikësuar, këto emocione do të lënë përshtypje tek të tjerët dhe do të ndikojnë në cilësinë e komunikimit tuaj. Kushtojini vëmendje mënyrës se si ndiheni, sepse ky është një sinjal se si do të ndihen edhe njerëzit rreth jush.

Lexoni: Kujdes “thyerjen” e marrëdhënies me klientin

Empatia është gjëja themelore që na ndihmon të lulëzojmë, si dhe mund të jetë bileta juaj për lidhje të shumta dhe si rezultat edhe për sukses.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0