68 filma në kohë pandemie, nis Festivali i Filmit “Dea Open Air” - Business Magazine Albania

68 filma në kohë pandemie, nis Festivali i Filmit “Dea Open Air”

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” ngriti siparin e edicionit të shtatë për të vijuar deri në 16 tetor në kryeqytet. Kjo është hera e dytë që festivali i filmit zhvillohet në Tiranë, sepse 5 edicionet e mëparshme janë organizuar në Sarandë e Gjirokastër.

Këtë vit janë përfshirë në konkurs 68 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, si dhe dokumentarë. Kosova çeli festivalin me filmin “Cirku Fluturues”, që është vlerësuar edhe me disa çmime ndërkombëtare. Një komedi e zezë, edhe pse skenaristi dhe regjisori Berisha nuk i ka qejf etiketimet, rrëfen aventurat e rrezikshme të katër aktorëve të rinj nga teatri “Dodona”  të Prishtinës që kalojnë ilegalisht kufirin nga Mali i Zi, për të marrë pjesë në një festival teatrosh në Tiranë.

LEXO: Festivali i Filmit në Venecia mund të rrisë turizmin

Por filmi në të vërtetë rrëfen regjisori është homazh për dy artistë shqiptarë; aktoren nga Kosova Adriana Abdullahu, e vrarë nga serbët në ditën e saj të diplomimit dhe aktorin nga Shqipëria, Vangjush Furxhi. E para reflekton të gjithë gjeneratën e aktorëve që përjetuan luftën e Kosovës. I dyti, aktori i ndjerë Vangjush Furxhi duket edhe filli që e çoi regjisorin të shkruante skenarin për këtë film, që vetëm pak ditë më parë u vlerësua me “Grand Prix”, në festivalin “War on Screen”, në Francë.

Shqipëria nuk merr pjesë në festival!

“Dea Open Air” ka bërë bashkë projekte artistike nga gjithë bota, duke përfshirë Gjermaninë, Rusinë, Italinë, Bjellorusinë etj, por vendi ynë që është edhe organizator, nuk merr pjesë në të këtë vit. Në fakt kanë qenë të pakta rastet kur Shqipëria ka konkurruar në këtë festival dhe drejtori i tij, Edmond Topi ka treguar arsyen pse ndodh kjo gjë. Ai u shpreh se vendi ynë ka synuar gjithmonë të arrijë në Oscar dhe festivale ndërkombëtare, por nuk ia ka dalë kurrë mbanë. Ai e ka cilësuar si diçka tepër qesharake që artistët shqiptarë nuk preferojnë të tilla festivale, por kërkojnë gjithmonë të dalin jashtë e të mos fitojnë asgjë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0