Festivali i Filmit në Venecia mund të rrisë turizmin - Business Magazine Albania

Festivali i Filmit në Venecia mund të rrisë turizmin

Gondolierët, pronarët e restoranteve dhe hoteleve po shpresojnë që Festivali i Filmit në Venecia do të rigjallërojë industrinë e rropatur të turizmit në atë qytet. Zyrtarët lokalë thonë se qyteti është dëmtuar rëndë si rezultat i mbylljes nga koronavirusi, por ata shpresojnë se festivali, i cili fillon në shtator, do të ndihmojë në lehtësimin e humbjeve të tyre.

Zyrtarët e qytetit thonë se Venecia u tansformua papritmas. Disa ankoheshin nga turizmi i tepruar, por kjo ishte para pandemisë. Destinacioni i famshëm për gondolat, arkitekturën madhështore dhe kanalet ujore, tani po shpreson se turizmi do të ndryshojë efektet e mbylljes së Italisë në ekonominë e saj.

LEXO: Kënga e yllit të ri shqiptar në filmin e Netflix

Maurizio Carlotto është Nënkryetar i Shoqatës së Gondolierëve. Ai po shpreson për një ndryshim në fatin e tyre. “Nuk e di nëse njerëzit do të mund të përballojnë një tjetër vit si ky. Nuk jemi vetëm ne, por edhe hotelet dhe restorantet apo dyqanet. Ekonomia e qytetit varet nga turizmi dhe i gjithë qyteti është ndikuar nga mungesa e turizmit. ” Sipas këshillit të qytetit, turistëtë që sjellin të ardhurat më të mëdha vijnë nga jashtë Evropës dhe janë pikërisht ata që po qëndrojnë larg. Paola Mar është këshilltare për turizmin. “Rreth 45 deri 50 përqind të turistëve nuk janë evropianë. Këta turistë që vijnë nga Amerika, Kanadaja, Australia, Kina apo vende të tjera sjellin 70 përqind të të ardhurave. Ky grup turistësh tani nuk mund të vizitojë. Aktualisht kemi 20-30 përqind shfrytëzim të hoteleve. Festivali i shtatorit sjell një perspektivë më të mirë.”

Stefania Stea është pronare e hotelit Ca’Nigra në Venecia dhe është Nënkryetare e Shoqatës së Pronarëve të Hoteleve të Venecias. Ajo dhe kolegët e saj nuk po presin rritje dramatike të biznesit pasi Festivali i Filmit zhvillohet në Lido, një ishull i ndarë nga qendra e qytetit. “Kemi nevojë për gjithçka që mund të rrisë turizmin cilësor. Fatkeqësisht nuk u organizua Bienalja por tani sytë i kemi tek Festivali i

Filmit i cili zgjat vetëm pak ditë dhe është në format të reduktuar dhe zhvillohet në Lido.” Në Lido punonjësit po pëgatisnin para pak ditësh mbajtjen e Festivalit të Filmit të Venecias, ngjarja më e madhe në Venecia që prej disa muajsh bllokimi nga koronavirusi.

Hoteli luksoz ‘Excelsior’, ku zakonisht qëndrojnë yjet dhe figurat e njohura të industrisë së artit dhe biznesit, ka filluar të hapë portat pas disa muajsh mbylljeje. Organizatorët e festivalit kanë publikuar udhëzimet të rrepta për vizitorët e kësaj veprimtarie.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0