6 zotësitë e milionerëve që duhet t'i adaptoni edhe ju - Business Magazine Albania

6 zotësitë e milionerëve që duhet t’i adaptoni edhe ju


*Shkruar nga Adam Toren.

Mbajeni parasysh këshillën e atyre që kanë korrur sukses. Ja 6 zotësi të përdorura nga miliarderë që e kanë shtruar ‘vetë’ rrugën drej këtij statusi, të cilat ju duhet t’i përdorni dhe me to të ndërtoni suksesin tuaj pak nga pak çdo ditë.

1. Jini të aftë të identifikoni mundësitë frytdhënëse
Carlos Slim Helu, manjati i biznesit dhe filantropisti meksikan ka thënë, “Kur ka kriza, është momenti ku disa janë të interesuar të dalin prej saj, dhe disa të tjerë janë të interesuar të futen në të.”
Mësoni të identifikoni dyer të hapura kur ato shfaqen, më pas konsideroni risqet dhe bëni analizën kosto-përfitim. Një mundësi mund të jetë shumë e mirë pavarësisht faktit nëse dikush po vrapon për ta kapur atë apo jo, nëse askush nuk është duke e bërë, atëherë është sinjal i mirë që ju duhet të vraponi për ta kapur; nëse çdokush është duke vrapuar për ta kapur mundësinë, ky është shansi yt për t’i provuar vetes se jeni më të mirë se e gjithë pjesa tjetër.

2. Fokusohuni te veprat më shumë se te fjalët
“Veprat flasin më shumë se fjalët,” sipas së cilës, vonë ka rënë dakord edhe Andrew Carnegie. Ndërsa karriera e tij rritej, thotë ai, “Ndërsa plakem, unë i kushtoj më pak rëndësi asaj se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shikoj atë se çfarë bëjnë ata.”

Kuptoni se një plan biznesi që shkëlqen ose një prezantim investimesh nuk tregon shumë kur ju nuk shfaqni aftësinë për të zbatuar idetë tuaja mirë. Konsumatorët dhe klientët duan të shikojnë aplikime të pameta të vlerave bazë të kompanisë suaj dhe deklaratës së misionit.

Mbajeni këtë formulë në mendje kur kërkoni punonjës, gjithashtu.

Një CV perfekte nuk tregon domosdoshmërisht një punonjës perfekt, nëse ai person nuk mund të veprojë sipas qëllimeve dhe kualifikimeve të tij.

3. Mbani një vizion të qartë të suksesit
“Vizioni është mbase pika jonë më e fortë…ai na ka mbajtur gjallë në fuqinë dhe vazhdimësinë e mendimit nëpërmjet shekujve, ai na bën të shkojmë drejt së ardhmes dhe i jep formë të panjohurës.”
Manjati i biznesit nga Hong-Konu Li Ka-Shing, personi më i pasur në të gjithë Azinë, beson në vizion si një mjet motivimi për sukses. Si ju duket juve suksesi? Nëse përgjigjia është vetëm “shumë para,” ky mund të mos jetë artikulli i duhur për ju.

Shumë njerëz e mendojnë suksesin si finalen e nxjerrjes së produktit të tyre në rafte, duke justifikuar kostot e larta të fillimit, duke fituar një numër të konsiderueshëm ndjekësish ose duke ndryshuar komunitetin në të cilin jetojnë. Në mënyrë që të qëndroni në “shinat” e duhur për të shkuar drejt përmbushjes së qëllimeve tuaja, është e rëndësishme të mbani një vizion të qartë të objektivit tuaj, dhe se çfarë “forme” do të kenë gjërat kur ai të arrihet.

4. Mos reshtni kurrë së mësuari
Sipërmarrësit të cilët nuk e thithin nevojën për të mësuar në mënyrë konstante gjëra të reja po i mohojnë vetes dhe bizneseve të tyre shanseve për t’u rritur. Edhe kur në një moment të caktuar arrini njëfarë niveli suksesi, kuptoni se ata rreth jush (edhe ata që janë më pak të suksesshëm) dinë diçka që ju nuk e dini.

Dëgjoni se çfarë kanë të tjerët për të thënë për eksperiencat e tyre. mësoni prej arritjeve të tyre dhe gabimeve të tyre. Nëse nuk doni që të bazoni zhvillimet tuaja te njerëzit e tjerë, mundohuni të merrni një hap pas dhe të eksploroni fushat e sipërmarrjes te të cilat mund të përmirësoheni. Elon Musk, themeluesi i PayPal, SpaceX dhe Tesla Motors thotë së “ajo është këshilla më e mirë prej të gjithave, të mendoni në mënyrë të vazhdueshme se si mund t’i kishit bërë gjërat më mirë dhe të pyesni veten.”

5. Përfundojeni punën
Kjo duket e thjeshtë, por mundësisht po zvarriteni pa e ditur edhe vetë. Ata që shpenzojnë një sasi të madhe kohe duke marketuar një biznes kur nuk ka ende një biznes për t’u marketuar, në realitet po shmangin ndërtimin e një brandi. Webi ose dizenjot grafike në vetvete, organizojnë në mënyrë ‘fanatike’ dokumentacionin financiar dhe ligjor e kështu me radhë.

Edhe si një sipërmarrës, nuk mund të bëni çdo rol, dhe madje gjëja më e zgjuar është të delegoni detyra të cilat nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ndërtimin e bznesit tuaj nga dikush tjetër. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga një skuadër e vogël punonjësish ose nga disa autorë të pavaruar nëse kjo do të thotë se kompania jote do të kthehet në atë që gjithmonë keni ëndërruar.
Përfundimi i punëve ka qenë baza për suksesin që ka arritur kompania ime,” ka thënë Michael Bloomberg, sipërmarrës, investitor dhe ish-kryebashkiak i Nju Jorkut.

6. Punësoni vetëm “yje roku”
Ju nuk mund ta ilustroni me shembull madhështinë nëse njerëzit që përbëjnë kompaninë tuaj nuk janë gjithashtu të mëdhenj. Vëllai im Matthew dhe unë kemi qenë gjithmonë të kujsesshëm në përzgjedhjen e atyre që do të punojnë në skuadrën tonë, edhe pse kërkon pak kohë ekstra.

Duke qenë se kemi pritshmëri të mëdha nga punonjësit tanë, ne sigurohemi që t’i trajtojmë gjithmonë ata jo si thjesht vetëm punonjës. Matthew dhe unë përpiqemi shumë të kujdesemi për ta ashtu siç do bënim edhe me familjen tonë. Ne i lejojmë ata që të punojnë me orare fleksibile dhe nga çdo vend dhe kohë pas kohe u japim bonuse për t’i falenderuar për besimin dhe aftësitë fleksibile. Çmuarja përtej të zakonshmes shkon në një hap më tej në përmirësimin e etikës së punës dhe promovimin e punës në ekip në distancë.

 

/Publikuar nga Entrepreneur.  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0