6 zakone të njerëzve më të suksesshëm që do t'ju shërbejnë edhe juve - Business Magazine Albania

6 zakone të njerëzve më të suksesshëm që do t’ju shërbejnë edhe juve


Shkruar nga Amantia Kullolli, studente në Universitetin Beder

Deri tani janë bërë dy artikuj që kemi publikuar në lidhje me zakonet që praktikojnë njerëzit e suksesshëm, edhe në këtë artikull do ju sjellim një vazhdim të tyre.

Për dy artikujt e parë mund të lexoni:

10 zakone të përditshme të praktikuara nga njerëzit më të suksesshëm

7 zakone që njerëzit e suksesshëm praktikojnë gjatë ditës së tyre

Zakone të tjera nga jeta e përditshme e disa prej njerëzve më të suksesshëm mund të lexoni më poshtë.

1. Kujtoni veten se e ardhmja nuk është një zgjidhje për të tashmen

– Kiley Newbold, zëvendës-president në Carrot, një kompani SaaS me gati 10 milionë të ardhura vjetore, thotë:

“Kurdoherë që ndihem i tensionuar nga çështjet në punë ose pengesat në jetën time personale, ka një shans të mirë që të filloj të romanticizoj të ardhmen. Është një truk për të besuar se lumturia apo suksesi është në anën tjetër të çdo ngjarjeje të ardhshme. Problemet në punë nuk janë një pengesë e punës sime, por ato janë puna ime. Ky kujtim i thjeshtë i përditshëm ka një ndikim në mentalitetin dhe produktivitetin tim.”

2. Mbani një ditar për idetë

– Mike Ward, CEO i ThriftBooks, një biznes e-commerce për shitje dhe blerje librash, thotë:

“Kreativiteti nuk është vetëm për artistët dhe dizenjuesit dhe frymëzimi mund të trokasë në çdo kohë. Unë kam disa faqe të ndryshme notepad në telefonin tim, të organizuara mjaft mirë. Kurdo që kam një ide, menjëherë shkruaj një fjali ose dy në formën e një liste për të kujtuar veten më vonë për këtë mendim. Kjo është një mënyrë e fuqishme për të shkruar çdo gjë që mund të harrohet me kohën. Zhvilloni zakonin e shtimit të disa shënimeve në ditë. Mos i redaktoni, fshini ose gjykoni, thjesht shkruajini. Me kalimin e kohës ky zakon do të bëhet më i thjeshtë.

3. Realizoni më parë detyrat tuaja javore apo ditore më të vështira

– Power Brian, CEO i PactSafe, thotë:

“Unë nuk e zhvillova personalisht këtë koncept, por është një gjë që për mua ka rezultuar shumë e dobishme për të qëndruar produktiv dhe për t’u përqendruar në gjërat më të rëndësishme. Nëse e keni lexuar librin “Eat that Frog”, do ta dini saktësisht se është e lehtë të zvarrisni fillimin e projekteve që na sfidojnë më shumë. Vendosja e një qëllimi për të trajtuar më parë sfidën tuaj më të vështirë do ta bëjë pjesën tjetër të ditës ose javës të duket më e lehtë dhe do të sigurojë që ju të realizoni gjërat më të rëndësishme të parat.”

4. Ngrihuni herët dhe ushtrohuni

– Judd Marcello, EVP i Cheetah Digital, kompani për marketingun online, që punon me markat si William-Sonoma, American Express dhe Hilton, thotë:

“Nëse ndihem në formë qëndroj i përqendruar në punën që duhet të bëj si lider për markat tona dhe si menaxher i ekipit tim. Ngrihem para orës 5 çdo ditë dhe kaloj 60 minuta duke u ushtruar. Shpenzoj një orë të ditës sime për veten time. Pasi përfundoj, ndihem fizikisht dhe mentalisht më energjik dhe i gatshëm për të punuar.”

5. Përcaktoni një orë në fillim të ditës për të lexuar

– Robert C. Johnson, bashkëthemelues dhe CEO në TeamSupport, thotë:

“Unë bëj çmos për të rezervuar orën e parë të ditës sime për të lexuar dhe përgjithësisht shikoj lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në industrinë ku punoj. Kam parë se nëse nuk e bëj këtë herët në mëngjes, koha ime thjesht shpërqëndrohet në shumë drejtime.”

6. Prisni para se të dërgoni email-et më të rëndësishme

– Robin Fleming, bashkëthemelues dhe CEO i Anvl, një kompani softuerësh, thotë:

“Unë kam mësuar të bëj gati email-et e rëndësishme më përpara dhe pastaj të pres. Kam zbuluar se kur nxitoj, komunikimi im nuk është aq i mirë dhe nuk mund të mbaj tonin që kam menduar. Kështu që i përgatis më përpara dhe i rishikoj para se t’i dërgoj. Gjithmonë gjej gjëra për t’i përmirësuar që do të më ndihmonin me qartësinë e mesazhit dhe me tonin që kisha menduar.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0