6 website ku mund të merrni kurse online falas ose me çmime të ulëta - Business Magazine Albania

6 website ku mund të merrni kurse online falas ose me çmime të ulëta


Ka një arsye pse njerëzit po kthehen gjithnjë e më shumë drejt mësimit online. Ata mund të mësojnë sipas orareve të tyre, të kursejnë para në udhëtim, në konvikt dhe një mori shpenzimesh të tjera dhe shpesh të printojnë leksione të pafundme që janë totalisht jashtë linjës së asaj që po studiojnë. Për më tepër, disa opsione ju lejojnë t’i mbani këto mësime online përgjithmonë pasi të keni paguar për to. Disa janë falas dhe disa site ju lejojnë të merrni sa më shumë kurse që dëshironi për një tarifë të ulët. Ju mund të marrni certifikata profesionale online, aftësi që ju ndihmojnë të punësoheni në një treg që ndryshon shpejt, madje edhe në gradën e magjistraturës.

Lexoni: Mbi 200 universitete ofrojnë 600 kurse online falas

Pavarësisht nëse doni të avanconi në karrierën tuaj apo doni të merrni një hob të ri që ju ndihmojnë të shijoni jetën e përditshme, kurset online janë një nga përfitimet më të mira të shekullit të 21-të dhe një mënyrë që interneti të demokratizojë informacione – madje edhe në formën e kurseve falas të Ivy League. E gjitha që ju duhet është aksesi në internet.

Më poshtë gjeni 6 nga komunitetet më të njohura për të mësuarit online:

Udemy

Udemy ka ndoshta zgjedhjen më të madhe të kurseve online, me mbi 100,000 kurse video dhe që të tjera shtohen çdo muaj. Me një çmim prej 11.99 dollarë për kurs, është normalisht opsioni më i përballueshëm nga të gjithë. Aktualisht, mbi 30 milionë studentë përdorin shërbimin dhe kurset janë në dispozicion në mbi 50 gjuhë.

Temat: biznesi, IT & software, muzikë dhe më shumë.

Si të filloni: Mjafton të regjistroheni me një adresë email-i për të parë kurset.

Coursera

Coursera ka mijëra kurse online që jepen nga instruktorët më të mirë nga universitetet dhe institucionet arsimore më të mira të botës, duke përfshirë Stanford, Penn, Johns Hopkins, Duke, Columbia dhe Yale. Ju mund të fitoni diploma dhe certifikata përmes faqes.

Temat variojnë nga shkenca e të dhënave, zhvillimi personal, deri te shkencat shoqërore.

Çdo kurs është si një tekst shkollor interaktiv me video të para-regjistruara, kuice dhe projekte. Ju mund të lidheni me mijëra studentë të tjerë për të debatuar ide, për të diskutuar materialet e kursit ose për të marrë ndihmë në zotërimin e koncepteve. Ju mund të fitoni certifikata për punën tuaj dhe të ndani arritjet tuaja me miqtë, kolegët dhe punëdhënësit.

Si të filloni: Regjistrohuni me një adresë e-mail. Mesatarisht, kurset individuale variojnë nga 29$ – 99$ secili, madje ka edhe kurse falas.

Skillshare

Skillshare ka mbi 25,000 kurse online që jepen nga sipërmarrës dhe profesionistë nga e gjithë bota. Temat e kursit përfshijnë kategoritë: dizajn, biznes, teknologji, foto dhe film, sipërmarrje dhe shkrim.

Çdo klasë ka mësime të shkurtra dhe një projekt mbi të cilin mund të punoni, të cilat mund të ndahen me të tjerët për feedback dhe bashkëpunim nga komuniteti. Skillshare gjithashtu do të rekomandojë kurse bazuar në interesat tuaja.

Si të filloni: Krijoni një llogari falas me vetëm një adresë email-i. Do të keni akses në web dhe mobile. Për akses të plotë në të gjitha kurset dhe për t’i parë ato ofline, do të duhet një antarësim premium. Një antarësim në Skillshare është 15$ nëmuaj, ose 99$ në vit.

Lexoni: Ndërtoni markën tuaj me këto kurse

CreativeLive

CreativeLive është një faqe për krijuesit me më shumë se 1.500 kurse që jepen nga më shumë se 650 ekspertë të industrisë. Çdo kurs i përket një nga pesë kategorive: foto dhe video, art dhe dizajn, muzikë dhe audio, crafts dhe krijimtari, etj. Kurset janë përqendruar rreth krijimit të një aftësie, qoftë për përdorim personal apo profesional.

Si të filloni: Regjistrohuni me një adresë e-mail. Kurset kushtojnë më pak se 20$ dhe ju mund t’i blini duke i patur ato përgjithmonë, në rast se një ditë keni nevojë për një përsëritje.

EdX

EdX u themelua nga Universiteti i Harvardit dhe MIT dhe aktualisht është ofruesi i vetëm MOOC që është jo fitimprurës dhe me burim të hapur.

EdX ka mbi 100 partnerë institucionalë, duke përfshirë Berkeley, MIT dhe Harvard dhe ofron kurse në çdo gjë, nga arti dhe arkitektura, ekonomia, ligji dhe më shumë. Ju gjithashtu mund të regjistroheni në MicroMasters, programe Master dhe të merrni certifikata profesionale.

Si të filloni: Regjistrohuni me një adresë e-mail. Përveç kurseve të edukimit profesional, pjesa tjetër në EdX është falas. Nëse dëshironi një certifikatë të verifikuar, ekziston një tarifë (zakonisht 50$ – 300$).

MasterClass

MasterClass ofron kurse online të krijuara për studentët e çdo niveli aftësish, që jepen nga instruktorët e njohur botërisht në secilën fushë, si Dan Brown, Margaret Atwood dhe Serena Williams, etj.

Çdo MasterClass është krijuar nga instruktorët dhe përfshin përmbajtje të gjera video të para-regjistruara, një libër pune për kurset, detyra interaktive dhe aktivitete të komunitetit.

Si të filloni: Gjeni një kurs që dëshironi dhe merreni atë. Studentët që blejnë kurse individualisht (90$ secila, në përgjithësi) do të kenë qasje të pakufizuar në çdo mësim në kursin e tyre. Studentët që regjistrohen në kurse me një Pass All-Access (180$) do të kenë qasje të pakufizuar në çdo kurs të mundshëm derisa ta anullojnë atë.

Lexoni: Kurse online për vetëm 20 dollarë

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0