6% TVSH edhe për mediat online - Business Magazine Albania

6% TVSH edhe për mediat online


Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka propozuar në rolin e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë një ndryshim ligjin për TVSH-në. Me këtë ndryshim, synohet të përfshihet në taksa edhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për reklamat në median online. Projektligji dhe relacioni që pritet të diskutohen në komisionet parlamentare, parashikojnë një TVSH të reduktuar në 6%.

Objektivi, sipas deputetëve të së majtës, është barazimi i taksimit mes mediave audiovizuale dhe atyre online në nivelin 6%.

Një pikëpyetje e madhe lind me zbatimin e këtij ligji. A do të jetë ai vetëm për mediat online shqiptare, apo do të mund të aplikohet edhe në faqet ndërkombëtare të internetit, ku sipërmarrës shqiptarë bëjnë reklamë.

Disa ekspertë në fushën e IT-së, thonë se ky sistem taksimi mund të rrezikojë të taksojë reklamat në mediat shqiptare dhe po të njëjtat reklama në një media të huaja nuk mund të aplikohen.

Në lidhje me Tatimin mbi Vlerën ë Shtuar, vitin e kaluar ka pasur një sërë ndryshimesh, duke sjellë edhe një amulli në aplikimin e taksave të reja. Taksimi i reklamave online, rrezikon të rrisë vështirësitë për taksapaguesit por edhe tatimorët.

Relacioni i Pr.ligjit 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0