6 shenjat e zodiakut që kanë lindur për të qenë liderë të mëdhenj botërorë - Business Magazine Albania

6 shenjat e zodiakut që kanë lindur për të qenë liderë të mëdhenj botërorë

shenjat e zodiakut

Çfarë e bën një lider të madh? A është dhembshuria e tyre? Patriotizmi i tyre? A ka të bëjë me të qenit një Tweeter i mrekullueshëm në Twitter, apo ka të bëjë me sa para mbledhin për fushatën e tyre? A është një lider i madh personi që është më fetar?

Disa kërkojnë tipare të ngjashme me luftëtarët tek liderët e tyre, ndërsa të tjerë duan të shohin dashuri dhe një ndjenjë humanizmi tek personi që do të udhëheqë vendin e tyre. Një lider mund të jetë një gjeneral i madh, ndërsa një tjetër mund të jetë një folës publik frymëzues.

Por shenjat e zodiakut që bëjnë liderët më të mirë botërorë kanë një kombinim të këtyre tipareve. Dhe me personalitetet tona të përcaktuara nga astrologjia, nuk është çudi që ata dallohen nga të tjerët.

Një gjë është e sigurtë: një lider i madh botëror duhet të frymëzojë shpresë, pavarësisht çdo gjëje.

Në një lider të madh, ne kërkojmë për ato cilësi që do t’i gjenim në veten tonë më të mirë; tek liderët tanë, ne kërkojmë udhëheqje, dhe megjithëse kjo mund të jetë e qartë, nuk është gjithmonë ajo që marrim. Liderët duhet të jenë mjaft të guximshëm për të qenë të cënueshëm dhe njerëzorë, duke qenë ende në gjendje të na mbrojnë, nëse është e nevojshme.

  1. BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Ju mund të udhëhiqni botën, të frymëzoni miliona njerëz dhe të jeni në shtëpi në orën 18:00 për të sajuar një lloj vakti të vlerësuar nga Michelin për familjen tuaj. Aq i mirë jeni.

Njerëzit të shikojnë në çdo departament, Bricjap. Ju dini si t’i përfundoni gjërat, dhe gjithashtu dini si të qëndroni të këndshëm ndërsa e bëni atë. Kombi mbështetet tek ju për zgjuarsinë tuaj, si dhe për sensin tuaj të zgjuar të humorit.

Ju sundoni mirë, por e bëni me humor dhe të gjithëve u pëlqen të qeshin. Ju i merrni gjërat shumë seriozisht, por jo aq seriozë sa nuk mund të buzëqeshni gjatë gjithë kësaj.

  1. DASHI (21 Mars – 19 Prill)

Luftëtari i zodiakut bën edhe liderin më të mirë botëror. Nëse jeni një Dash, tashmë dini si të drejtoni. Ju ndoshta keni qenë shefi në çdo punë që keni pasur deri tani.

Por nuk ka të bëjë vetëm me saktësinë tuaj ushtarake, ka të bëjë edhe me personalitetin tuaj të fuqishëm, por të dhembshur; ju jeni një fishekzjarr, por ju dini si ta përdorni atë zjarrin tuaj të mahnitshëm për mirë dhe kjo ju bën liderin më të mirë botëror që ekziston.

Lexoni: Ja cilët janë shefat më të mirë dhe më të këqinj sipas shenjës së horoskopit

  1. LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Ju keni atë që duhet për të qenë një lider i madh botëror, Luan. E keni ditur gjithë jetën. Ju keni lindur për të qenë përballë njerëzve pasi jeni natyrshëm simpatikë dhe karizmatikë.

Kur zgjidhni të përdorni ato talentet tuaja natyrore, ju mund t’i bashkoni njerëzit me shpresë dhe ambicie. Ju jeni në gjendje t’i bëni njerëzit të punojnë për ju dhe jenë bujarë me premtimet tuaja, të cilat keni ndërmend t’i mbani plotësisht. Njerëzit të duan, Luan.

  1. SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Ju jeni një lider i zhytur në mendime dhe e kryeni mirë punën, Shigjetar. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe jeni në gjendje të përfundoni detyra të mëdha e të komplikuara, gjë që ju bën material të shkëlqyer për lider botëror.

Ju kënaqeni me punën tuaj dhe adhuroni t’i bëni njerëzit të lumtur; është arsyeja juaj për të qenë një lider kaq i mirë. Ju dëshironi që njerëzit të jenë të lumtur dhe keni të gjitha idetë e duhura se si mund të ndodhë kjo. Njerëzit natyrshëm ju besojnë, dhe kjo shkon shumë në botën sot.

  1. GAFORRJA (21 qershor – 22 korrik)

Keni një përulje të natyrshme për atdheun dhe popullin tuaj, saqë do të ishte badallallëk të mos ju besohet siguria e kombit. Ju jeni të besueshëm dhe të motivuar.

Si një lider botëror, ju jeni të arsyeshëm dhe të saktë. Ju e dini se çfarë duhet bërë dhe keni një mirëkuptim me fjalët; kjo i lejon njerëzit t’ju kuptojnë dhe t’ju ndjekin kudo që të shkoni. Ju jeni një udhëheqës i madh, Gaforre.

  1. DEMI (20 Prill – 20 Maj)

Ndonëse mund t’ju mungojnë aftësitë për të kuptuar pikën tuaj në mënyrën më të butë, ju jeni ende mjaft të ashpër për të bindur pothuajse këdo që të bëjë gjithçka që thoni. Aftësitë tuaja në manipulim janë të shkëlqyera, dhe kjo nuk është aspak një gjë e keqe.

Ju jeni në gjendje të lëvizni malet për njerëzit tuaj. Nuk ka asgjë që nuk do të bëni apo të arrini. Ju jeni një udhëheqës fantastik botëror dhe askush nuk e ka problem t’ju ndjekë edhe në Ferr!

/yourtango

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0