6 sekrete për të qëndruar të lumtur në punë

6 sekrete për të qëndruar të lumtur në punë


Shumë prej nesh dashurohen me punën që në fillim, por me kalimin e kohës lumturia edhe mund të zbehet. Kjo në varësi të punës dhe ngarkesës që keni.

“Kryerja e detyrave të njëjta në mënyrë të përsëritur mund të bëhet e mërzitshme dhe rutinore, ose një ngarkesë e shtuar mund të ndikojë në kënaqësinë e punës, duke shkaktuar shumë stres”. shpjegon trajneri i karrierës Hallie Crawford. Por, kjo zbehje e lumturisë nuk do të thotë që jeni të pa kënaqur. Mund të jetë mbingarkesa me stres ose punë mund të ndikojë në këtë gjë.

“Lumturia është thelbësore për sensin tuaj të përgjithshëm të përmbushjes dhe mirëqenies në jetë” thotë Crawford. Ndërsa shpjegon se, “Për shkak se karriera jonë është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe ne kalojmë shumë orë në punë, është e rëndësishme që ne të shijojmë atë që bëjmë dhe mënyrën se si po bëjmë këtë punë”.

Këtu janë gjashtë mënyra për të qëndruar të lumtur në punë:

Angazhohuni në gjëra të ndryshme
Mund të duhet të bëni të njëjtat gjëra, por përpiquni të mos i bëni në të njëjtat mënyra. “Mundohuni të punoni në detyra të ndryshm në vend që të bëni gjithmonë të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë”, thotë Crawford.

Flisni me një mentor
Sipas trajnerit të karrierës Jill Jacinto, “Të qenurit një mentor ju ndihmon të jeni më të qartë në atë që bëni dhe të kuptoni se përse e doni këtë punë”. Kjo do t’ju japë mundësinë të mësoni gjëra të reja dhe madje të mësoni nga një gjeneratë e re. Ndihma për karrierë do t’ju japë energji dhe do t’ju mundësojë të mësoni edhe gjeneratat e reja”.

Mësoni gjëra të reja
Mërzitja dhe pakënaqësia mund t’ju ndihmojnë të mësoni gjëra të reja. Mësoni gjëra të reja përmes internetit, përmes punës apo njerëzve me të cilët jeni në kontakt. Qëndroni të përditësuar.

Krijoni marrëdhënie me të tjerët
“Ndonjëherë takimi me njerëz të rinj mund t’ju frymëzojë”, thotë Jacinto. Pra, merrni pjesë në një konferencë, drejtohuni në rrjetin tuaj LinkedIn ose dërgoni një email një ish-bashkëpunëtori. “Ndarja e përvojës tuaj në karrierë me të tjerët, mund të ndihmojë në nxitjen e kreativitetit dhe partneriteteve.”

Lexo: Ushtrimet që ju marrin vetëm 10 minuta kohë në ditë dhe rrisin lumturinë tuaj

Bisedoni me shefin tuaj
Mund të jetë e lehtë të prisni për vlerësime vjetore të performancës për të biseduar me shefin tuaj. Por, jo, thotë Crawford. “Bëni të mundur që  ata të dinë qëllimet tuaja profesionale dhe kërkoni të merrni projekte të reja dhe të merrni përshtypje në lidhje me performancën tuaj të përgjithshme”, thotë ajo. “Ata do t’ju kenë paraqsysh. Kjo ofron mundësinë për të punuar në detyra që kontribuojnë në lumturinë tuaj të përgjithshme”.

Kujdesuni për veten
Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm dhe diçka që shpesh bie në sy,” thotë Jacinto. Dhe kështu, për të qëndruar të lumtur në punë, bëni gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Bëni pushime, shëtitje, kaloni kohë me njerëz që ju frymëzojnë dhe pozitivë. Duke u kujdesur rregullisht për veten, ju i mundësoni vetes frymëzim dhe qetësi. Në këtë mënyrë edhe ambienti i punës nuk do të jetë më i mërzitshëm për ju.

Glassdoor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0