6 Karakteristika të WhatsApp fantastike për pronarët e bizneseve të vogla - Business Magazine Albania

6 Karakteristika të WhatsApp fantastike për pronarët e bizneseve të vogla

WhatsApp

WhatsApp është pjesë e një ndryshimi të madh në mënyrën si klienti ndërvepron me markën e preferuar ditët e sotme. Si mund të bëheni pjesë? Zbuloje tani.

WhatsApp ka kohë që është shumë më tepër sesa thjesht për mesazhe dhe telefonata. Ky aplikacion, pjesë e Facebook, është kthyer në një mjet tregu dhe pjesëmarrjeje masive për sipërmarrësit si dhe pronarët e bizneseve të vogla. Në vetvete, paraqet mundësinë e krijimit të një kanali të ri për ngritjen e një marke, ndërveprimin dhe inteligjencën e fuqisë blerëse si dhe rritje të të ardhurave. 

Projektuar me idenë që fuqia konsumatore e sotme preferon lëvizshmërinë, WhatsApp fuqizon kompanitë të lëvizin drejt një ambienti po të lëvizshëm përmes pikëve të ndryshme që prek.

Krijimi i katalogut të produkteve

Mund të krijoni një katalog online të produkteve tuaja, të cilin klientët mund ta shfletojnë direkt në aplikacion. Në këtë katalog, keni mundësi të shtoni përmbajtje të rëndësishme në lidhje me informacionin që blerësi duhet të dijë mbi produktin që shisni dhe rrjedhimisht do të rrisni shitjet tuaja. Ky informacion mund të përmbajë të dhëna si; emri, përshkrimi i produktit, linku i URL, kodi i skanimit si dhe foto.

Për biznese të vogla, të cilat akoma duhet të zhvillojnë reputacionin e tyre online, kjo mund të ndihmojë të arrijnë një shtrirje shumë më të madhe në sytë e klientëve pa u munduar shumë. Veçanërisht bizneset në hapat e tyre të parë, të cilët nuk njihen jashtë lagjes, tregut të fermerëve apo grupit shoqëror. Klientët mirënjohës dhe besnikë e kanë shumë të lehtë të vijojnë të blejnë nga po këto vende krahas promovimit të biznesit të tyre të preferuar në sytë e miqve dhe më tej, duke rritur përhapjen e markës nga e cila blejnë. 

Porositja e Produkteve

Përtej shfletimit dhe të mësuarit rreth produkteve tuaja, blerësi mund të klikojë menjëherë në produktet që ofroni, t’i shtojë në karrocën e tyre menjëherë në aplikacion si dhe ta përfundojë një blerje.

WhatsApp Business e shtoi këtë karakteristikë të re në 2020 dhe planifikon të nxjerrë në treg edhe më shumë mjete për kryerje pagesash gjatë vitit 2021, çka do të thotë që i gjithë procesi i blerjes mund të përmbyllet përbrenda dritares të aplikacionit.

Bisedat gjatë blerjeve

WhatsApp po i jep jetë konceptit të tregtisë me qasje nga ndërveprimi bisedor. Në realizimin e këtij procesi, kompanitë përdorin media ndërvepruese (siWhatsApp) për të komunikuar me klientin përgjatë blerjes. Mund të vini re sesi shkalla e pjesëmarrjes dhe reagimit do të rritet me kalimin e thjeshtë nga telefonatat tek mesazhet, duke qenë se kjo e fundit është shumë më e pavarur në sytë e blerësit.

Jo vetëm që e kanë të qartë se me kë po flasin, por krijojnë njëfarë ndjesie kontrolli mbi bisedën që zhvillojnë mbi markën tuaj. Ndaj është më e lehtë dhe efektive nga ana financiare përsa i përket ndërveprimit me klientët ndërkombëtarë, kundrejt të cilëve telefonatat tradicionale janë thjesht një kosto e lartë e panevojshme si dhe jo praktike. 

Tregtia me në fokus bisedën ndryshon nga mesazhet promocionale. Vendos theksin tek dialogu dhe ndihmon kompaninë tuaj të krijojë marrëdhënie të vërteta me klientët, rrjedhimisht duke mbajtur bisedën në çdo aspekt të blerjes, që nga paraqitja e kërkesës e deri tek vendimmarrja (edhe riblerja).

WhatsApp mundëson mënyra të ndryshme për të filuar këto lloj bisedash, përfshirë modele mesazhesh, të cilat ju ndihmojnë të mësoni strategjitë më efektive në dialogje. Për shembull, qasja empatike kundrejt bisedës me klientin përfshin edhe hapësirën e mirëmenduar, ku klienti mund të bëjë pyetje rreth produkteve apo shërbimeve, duke i mundësuar përditësim dhe konfirmim mbi dërgesat dhe postën si dhe duke i ofruar përgjigje rreth pyetjeve bazike rreth orareve të biznesit apo tematika të tjera të ngjashme. Aplikacionin mund ta përdorni gjithashtu edhe për të shpërndarë informacion në lidhje me oferta të mundshme apo edhe thjesht për të nisur mesazhe të personalizuara dhe zbritje me rastin e ditëlindjeve apo përvjetorëve. 

WhatsApp API për opsione më të avancuara

Përtej WhatsApp Business, mund të eksploroni versionin me pagesë të njohur si WhatsApp Business API, i projektuar për biznese më të mëdha dhe në kërkim të sofistikimit të mëtejshëm në mesazhe. Ky version ofron një gamë opsionesh të tjera, përfshirë porositjen dhe blerjen brenda të aplikacionit të produktit. 

Lexo: 4 gjëra që kompanitë e vjetra mund të mësojnë nga startup-et

Versioni API përfshin edhe integrimin në mjetet promocionale në Facebook, në mënyrë që target grupi i synuar nga ju ta ketë të lehtë t’ju kontaktojë menjëherë nga reklamat e paguara. Duke qenë API, mund të integroheni edhe me kompani të tjera duke zgjeruar më tej impaktin e WhatsApp Business. Mund të optimizoni faqen e profilit me informacion të mëtejshëm, si përshkrimi i biznesit, informacione kontakti (adresë, email dhe URL të faqes së webit) si dhe një foto përshkruese. 

Përveç të këtyre, WhatsApp API ju ofron të dhëna të vlefshme rreth targetgrupit tuaj. Të dhëna, të cilat lehtësisht mund të përdoren nga skuadra juaj e marketingut për të zhvilluar fushata, mesazhe dhe paraqitje të produktit në mënyrën e duhur.

Mundësi brenda mundësisë

Megjithëse WhatsApp Business është i projektuar me idenë fillestare si një mjet i jashtëm për përdorim ndaj klientëve të mundshëm apo ekzistues, aplikacioni ofron edhe mundësinë e përdorimit të aplikacioneve të brendshme për të lehtësuar punën e skuadrës tuaj. Ky është një mjet i thjeshtë që punëdhënësi mund të përdorë për të komunikuar jashtë punës, çka e bën edhe më të lehtë komunikimin, pa nevojën për të kaluar në aplikacione apo rrjete të tjera.

Konsideroni përdorimin e WhatsApp brenda kompanisë tuaj duke zhvilluar grupe specifike, si grupi i shitjes apo grupi i marketingut. Në këtë mënyrë, skuadrat tuaja mund të shkëmbejnë mesazhe përmes një mesazhi të menjëhershëm, në vend të përdorimit të emailit. Shumë individë preferojnë përdorimin e këtij kanali komunikimi, rrjedhimisht përdorimi i tij në ambientin e punës bëhet edhe më i lehtë.

Territore të reja biznesi 

WhatsApp i mundëson biznesit tuaj të lëvizë drejt territoreve të reja përmes një infrastrukture të thjeshtëzuar në shitblerje. Kjo mund të jetë një mënyrë ideale dhe pa kosto për zgjerimin e startup-it apo biznesit tuaj të vogël në aspekte të reja. Ofron një model biznesi që i përshtatet kohës dhe limiteve fizike të bizneseve. 

WhatsApp Business lehtësisht mund të përdoret si një platformë rezervimi apo konsultimi nga ana e bizneseve me fokus shërbimin apo shpërndarjen nga një restorant apo shitës pa një dyqan fizik. Krahas këtye, ndihmon më rritjen e brendshme, duke mundësuar një kanal që ndihmon punonjësit apo anëtarët e skuadrës të mbeten në kontakt.

John Boitnott

LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0