4 gjëra që kompanitë e vjetra mund të mësojnë nga startup-et - Business Magazine Albania

4 gjëra që kompanitë e vjetra mund të mësojnë nga startup-et

kompanite e vjetra

Ka një milion mënyra për të drejtuar një biznes, por pyetja që lind është se cila mënyrë të çon drejt suksesit? Startup-et tentojnë të operojnë ndryshe nga kompanitë e krijuara prej kohësh. Kultura e punës së startup-eve është mjaft e shpejtë dhe argëtuese, prandaj dhe kompanitë e vjetra i shikojnë këto ndryshime si papjekuri.

Ndonëse padyshim që kompanitë, të cilat kanë qenë të suksesshme për vite të tëra dinë një ose dy gjëra më shumë për strategjitë e suksesshme të funksionimit, është e rëndësishme të jenë mendje hapura për strategjitë e reja që vijnë nga kompanitë e reja. Nëse kompanitë e vjetra nuk janë në gjendje të përfshijnë disa nga strategjitë e suksesshme të bizneseve të reja, ato së shpejti do të fillojnë të kenë vështirësi në vazhdim.

  1. Pasioni nxit angazhimin e punonjësve

Një nga karakteristikat përcaktuese të kulturës së një startup është energjia në vendin e punës dhe midis punonjësve. Kur flisni me punonjësit në një startup, ata priren të besojnë në misionin e kompanisë së tyre dhe duan ta ndihmojnë atë të ketë sukses. Për shkak të këtij pasioni të përbashkët për qëllimet e organizatës, këta punonjës priren të kenë pasionin dhe shtytjen që janë të nevojshme për krijimin e një angazhimi më të madh.

Angazhimi është një nga gjërat për të cilën startup-et kanë bërë vërtet një punë të mirë. Kompanitë e krijuara prej kohësh mund të shohin një sukses të madh nëse mundohen të përshtasin këtë lloj angazhimi që zakonisht shihet tek punonjësit në startup-e.

Lexoni: Pushim nga puna apo besnikëri: Cilën duhet të zgjedhë kompania?

  1. Aftësia për t’iu përshtatur ndryshimit është një kusht i domosdoshëm

Bota e biznesit po ndryshon vazhdimisht, dhe startup-et dinë të ndryshojnë bashkë me të. Ata dinë të përshtaten për të ndryshuar, për shkak të vetë natyrës që zgjedhin të operojnë me biznesin e tyre.

Për shkak të kësaj, startup-et e suksesshme përshtaten me çdo të papritur dhe situatë me të cilën hasen. Ngjarja më e fundit që kërkonte që bizneset në mbarë botën të rregulloheshin më shpejt se kurrë më parë ishte pandemia e Covid-19. Kompanitë që ishin në gjendje të ndryshonin me sukses sipas nevojave që bota kërkonte arritën të mbanin të ardhura të qëndrueshme, madje disa prej tyre rritën të ardhurat e tyre gjatë kësaj kohe.

  1. Inovacioni ju lejon të ecni me kohën

Ka një arsye pse shumë prej kompanive më të suksesshme në botë janë kompani teknologjike. Kompanitë si Facebook, Netflix, Airbnb dhe Uber janë të gjitha kompani që panë një nevojë dhe ndërtuan një zgjidhje inovative.

Kompanitë e vjetra duhet të jenë në gjendje të njohin gjithashtu mundësitë dhe të ndryshojnë. Ato duhet të jenë kreative në ofrimin e zgjidhjeve për klientët nëse nuk duan që kompanitë më të reja, më kreative të shfaqen dhe të zënë vendin e tyre.

  1. Njohja e punonjësve tuaj krijon një kulturë më të mirë

Startup-et kanë një avantazh të madh për shkak të madhësisë së tyre. Është e lehtë për drejtuesit e lartë që t’i njohin të gjithë në kompani kur kompania është më e vogël se 100 persona. Edhe pse është më e vështirë në ndërmarrjet e mëdha që punonjësit të jenë të lidhur mirë me njëri-tjetrin, është e rëndësishme të kultivoni këtë ndjenjë të lidhjes dhe komunikimit. Punonjësit kanë më shumë gjasa të ndihen të përmbushur dhe të angazhuar kur ndihen sikur kanë zë.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0