6 gjëra që iu bëjnë të dukeni të vrazhdë në një intervistë për punë

6 gjëra që iu bëjnë të dukeni të vrazhdë në një intervistë për punë


Ju nuk dëshironi që intervista për punë të kthehet në një humbje të ashpër.

Një nga vendet më të këqija që mund të dilni si mosrespektues është përpara një menaxher punësimi.

Ju dëshironi të mrekulloni dhe t’i bëni përshtypje intervistuesit tuaj dhe jo t’i largoni ata me sjellje të keqe.

Business Magazine në këtë artikull ju sjell disa nga gjërat që nuk duhet të thoni në një intervistë:

‘Kam qenë duke pritur për ca kohë’

Ju jeni të justifikuar plotësisht për faktin që jeni mërzitur kur intervistuesit tuaj ju kanë lënë duke pritur. Por përsëri kjo nuk e justifikon faktin që të “murmusini” me vete për këtë gjë.

Lexoni: 4 Pyetjet që mund t’i bëni në intervistat e punës

Për të mos djegur veten tuaj, ndoshta është më mirë t’i shmangeni kësaj shprehjeje.

“Përshëndetje! E di që jam vonë, por … ‘

Po, është një standard i dyfishtë që i intervistuari nuk mund të jetë vonë, ndërsa intervistuesi mund të largohet prej intervistës. Megjithatë, në shumicën e rasteve, kjo është ashtu siç është.

Sigurohuni që t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të shkuar në një intervistë për punë – edhe nëse kjo do të thotë të shfaqeni super herët dhe të prisni në një dyqan aty pranë.

Dhe nëse jeni vonë, mos e tërhiqni vëmendjen ose mos u justifikoni. Shpejt kërkoni falje dhe vazhdoni intervistën.

“A jeni i martuar? / A keni fëmijë? / Sa vjeç jeni? / Etj.”

Mbajini gjërat në mënyrë profesionale. Asnjëherë mos i pyesni intervistuesit për ndonjë pyetje personale – ose ndonjë gjë që mund të jetë ofenduese.

Kjo vlen veçanërisht për pyetjet potencialisht fyese, si nëse një grua është shtatzënë apo jo.

“Nëse nuk janë shtatzënë, është shumë e vështirë për të gjetur fjalët që i shpjegojnë një të huaji se është thjesht pasojë e ushqimit nën bluzë” shkroi Catherine Phillips në Metro.

‘Kam nevojë për një punë’

Seriozisht, përmbajeni entuziazmin tuaj. Kjo mund të jetë e vërtetë, por definitivisht nuk e justifikon atë tek intervistuesi juaj.

Amy White rekomandon që të vini në intervistë të përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjes: “Pse doni të punoni këtu?”

Lexoni: Ja çfarë duhet të thoni në një intervistë pune nëse iu kanë pushuar nga puna juaj e fundit

“Entuziazmi, padurimi dhe energjia janë miku më i mirë i punës tuaj”, shkruan ajo.

Jini të gatshëm të flisni për qëllimet tuaja afatgjata, interesin për kompaninë dhe dëshirën për të përmirësuar aftësitë tuaja profesionale. Përndryshe, mund të përfundoni duke thënë se jeni vetëm të dëshpëruar.

“Zyra nuk është ajo që mendova se do të ishte”

Ju jeni këtu si një kandidat për punë, jo si një vëzhgues super-kritik. Mos lini të kuptohet që jeni të zhgënjyer nga ky vend pune.

“Kjo nuk është mënyra me të cilën jam mësuar ta bëj punën”

Nëse filloni të flisni për detajet e zymta të punës tuaj të re, shmangeni faktin që ju i dini gjërat më mirë se kushdo tjetër. Duke kritikuar mënyrën sesi kompania funksionon është e sigurtë që do të tjetërsoni intervistën tuaj.

Shana Lebowitz raporton në Business Insider se njerëzit shumë inteligjentë janë “fleksibiël dhe të aftë për të lulëzuar në mjedise të ndryshme”. Kapja pas zakoneve dhe metodave tuaja të vjetra mund t’iu bëjnë të dukeni kokëfortë dhe mendje ngushtë.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0