50% zbritje – Trajnim Online në Sipërmarrje & Menaxhim

Trajnim Online në Sipërmarrje & Menaxhim

GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon për herë të parë në Shqipëri, Trajnimin Multidimensional në Sipërmarrje & Menaxhim, në Platformën online Zoom meeting.

◼️ Trajnimi do të zhvillohet për 8 javë, me pjesëmarrje dy herë në javë, të mërkurë dhe të premte në orën 18:00.
◼️ Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting me 50% zbritje.

Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege multi-dimesionale.
➞ Menaxhimi në të gjitha dimensionet e tij – Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategji Marketingu dhe Marketing Digjital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim digjital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuri Kontabiliteti për menaxherët dhe sipërmarrësit, si dhe Planifikim financiar
➞ Fuqia e Lidershipit, Lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot, në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimi Ligjor dhe financiar i një organizate biznesi.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura, për shit-blerje online.
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri, do të sillen tek ju, nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.

Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët, që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një bachelor apo ka mbaruar master shkencor është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë Trajnim multidimensional.

Tarifa e plotë: Pagesa është 299 euro, por do të mundësohet për 150 euro.
Pagesa realizohet me 2 këste, nëse është paguar fillimisht tarifa minimale 100 euro.

Nëse dikujt nga pjesëmarrësve, nuk i kënaqen pritshmëritë, mund të largohet që pas modulit të parë, duke tërhequr edhe shumën e 100 eurove të regjistrimit.

Kontakte:
Email: [email protected]
Rrjete sociale: Facebook
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Ose dërgoni sms në 0692020558

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale