-Sipas Gary Vaynerchuk, dhe pse kanë rëndësi edhe për Shqipërinë & Ballkanin
Me mbylljen e vitit 2025 dhe në prag të 2026, Gary Vaynerchuk, një nga zërat më me ndikim global në marketing, sipërmarrje dhe kulturë digjitale, ndan pesë trende madhore që, sipas tij, do të përcaktojnë mënyrën se si njerëzit krijojnë, konsumojnë dhe ndërtojnë biznese në vitet që vijnë. Nëse këto ndryshime lexohen në kohë, ato hapin dyer të mëdha për sipërmarrësit, krijuesit e përmbajtjes dhe profesionistët që duan të qëndrojnë përpara kulturës dhe tregut.
1. Perandoria individuale
GaryVee e nisi këtë narrativë që në vitin 2009 me librin Crush It: “Mund të fitosh para nga pasioni yt”. Sot, në 2026, ai thotë diçka shumë më të madhe: nuk bëhet më fjalë për të fituar para, por për të ndërtuar perandori personale. Influencer-i sot nuk është thjesht dikush që bën brand deals. Ai është një biznes më vete. Shembujt janë të qartë: krijues që ndërtojnë audienca dhe më pas lançojnë produkte konsumatore (CPG), nga pijet, ushqimet, kafeja, deri te brandet lifestyle.
Diferenca kyçe?
Kalimi nga platformat e centralizuara (ku ndan fitimin me platformën) te monetizimi i decentralizuar, ku individi zotëron marrëdhënien, audiencën dhe të ardhurat. Për Shqipërinë dhe Ballkanin, kjo do të thotë krijues dhe profesionistë që nuk duhet të mendojnë më vetëm si “freelancer” apo “influencer”, por si sipërmarrës të brandit personal.
2. Shkëputja digjitale e Gen Alpha
Një trend paradoksal: brezat më digjitalë po kërkojnë më shumë shkëputje nga ekrani. GaryVee nuk demonizon telefonin, përkundrazi, e pranon si mjet që na ka ndryshuar jetën. Por thekson se jemi në një lëvizje pendulare: nga mbingopja digjitale drejt përvojave reale.
Nga 2026 e tutje, do të rriten:
– eventet fizike si Allweb / Future2Tech
– përvojat live
– bizneset eksperimentale
– aktivitetet outdoor dhe komunitetet reale
Ky trend prek jo vetëm Gen Alpha, por çdo brez.
Lexo edhe:Mjeku në linjë, 1/4 e vizitave në disa vende europiane bëhet online
3. Monetizimi i përmbajtjes “rastësore”
Një nga idetë më radikale të GaryVee: Nuk ka më vetëm “passion content”, por “curiosity content”. Sot nuk jemi më në “social graph” (kush të ndjek), por në interest graph (çfarë të intereson). Algoritmet e AI shpërndajnë përmbajtjen te njerëzit që kanë interes real, edhe nëse nuk të njohin fare.
Kjo do të thotë:
– mund të postosh për gjëra “rastësore” që të interesojnë
– një video e thjeshtë mund të hapë një mundësi të madhe
– përmbajtja dokumenton udhëtimin, jo vetëm ekspertizën
Në këtë logjikë, autenticiteti fiton ndaj perfeksionit.
4. Rritja e kontinentit afrikan
Sipas GaryVee, Afrika do të jetë fituesja e dekadave të ardhshme:
– popullsi shumë e re
– talent i pashfrytëzuar
– ndikim kulturor në rritje (muzikë, sport, modë, ushqim)
Ashtu siç Perëndimi ka parë ngritjen e Azisë dhe Lindjes së Mesme, Afrika është kapitulli i radhës. Për sipërmarrësit globalë – përfshirë edhe ata nga Europa dhe Ballkani – kjo hap horizonte të reja biznesi, bashkëpunimi dhe investimi.
5. Rritja e sporteve alternative
Media digjitale ka ndryshuar sportin. Esports, pickleball, padel, 3×3 basket, slam ball, UFC – të gjitha janë rritur sepse platforma sociale i kanë dhënë audiencë dhe narrativë. Sporti nuk ka më nevojë vetëm për TV tradicional. Nga YouTube te Netflix, rruga është e hapur. Ky trend do të vazhdojë, sepse mënyra si konsumojmë media ka ndryshuar rrënjësisht.
Po roli i Business Magazine & ThinkBig në 2026?
Këto trende nuk janë vetëm globale. Ato prekin drejtpërdrejt edhe Shqipërinë dhe Ballkanin. Në vitin 2026, Business Magazine Albania dhe programi ThinkBig do të kenë një rol edhe më aktiv në:
- shpjegimin e këtyre trendeve në kontekst lokal
- krijimin e përmbajtjes edukative në disa formate: artikuj, video, podcast, evente
- ndërtimin e narrativave për sipërmarrjen, krijuesit dhe profesionistët e rinj
- dokumentimin e historive reale të njerëzve që po ndërtojnë “perandoritë” e tyre
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.