5 praktika komunikimi për të kthyer të dëgjuarin në të kuptuar dhe rezultatet që do të arrini - Business Magazine Albania

5 praktika komunikimi për të kthyer të dëgjuarin në të kuptuar dhe rezultatet që do të arrini

MARTIN ZWILLING, FOUNDER AND CEO, STARTUP PROFESSIONALS

Në shumë vite konsultimi me liderë të biznesit dhe sipërmarrës, kam kuptuar se të gjithë ata kuptojnë rëndësinë e komunikimit, në shpërndarjen e mesazhit të misionit dhe qëllimit të tyre me skuadrën dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Megjithatë, në urgjencën e tyre për të përfunduar gjërat shumë prej tyre harrojnë të dëgjojnë inputet si një pjesë po aq e rëndësishme e rolit dhe imazhit të tyre si lider.

Së fundi u gëzova shumë të shihja një përmbledhje të veprimeve që përbëjnë praktikat më të mira të dëgjimit në një libër të ri, The Double Bottom Line, nga Donato Tramuto me Tami Booth Corwin.

Tramuto sjell eksperiencën e tij prej shumë dekadash si një lider biznesi në shëndetësi, me fokusin se si liderët, të cilët dëgjojnë më mire ekipet e tyre, rrëmbejnë zemrat dhe arrijnë rezultate më të mira.

Unë kam sjellë dhe perspektivën time në listën e tij të sekreteve të të dëgjuarit të suksesshëm. Këto janë hapa, të cilat të gjithë ne mund t’i ndjekim për të kthyer të dëgjuarin në të kuptuar, për të forcuar marrëdhëniet, për të përcjellë ndërveprim dhe për të arritur vendime më të mira.

Qëndroni tërësisht vigjilent, të fokusuar dhe mos ndërprisni

Të dëgjuarit efektiv kërkon që ju të bëni mjaftueshëm kohë për një bisedë të vërtetë, pa u përpjekur që të bëni multitask ose të ngusni folësin. Unë kam kuptuar se liderët më të mirë, shpesh janë të fundit që flasin dhe janë shumë proaktivë në dhënien e vëmendjes tek anëtarët e tjerë të grupit, për të mësuar së pari opinionin e tyre, para se të ofrojnë të vetin.

Të gjithë ne njohim njerëz, të cilët janë dëgjues pasivë, që do të thotë se ata bëjnë sikur dëgjojnë, ndërkohë mendja e tyre është diku tjetër. Kjo rezulton në shumë informacion të humbur dhe sigurisht që vërehet mungesa e interesit nga personi që po flet.

Qasjuni të dëgjuarit si një mundësi për të mësuar

Kjo do të thotë të bëni shumë pyetje për t’u qartësuar, marrje më të mirë të informacionit dhe një kuptim më të mirë të perspektivave të tjera. Jo vetëm që pyetjet ju mundësojnë informacion që ju drejton tek një kuptim më i mirë, por dhe vetë procesi i të bërit pyetje ju ndihmon që të qëndroni të angazhuar.

Për shembull, Jeff Bezos, krijuesi i Amazon, është padyshim një njeri idesh, por ai ia dedikon një pjesë të mirë të suksesit të tij të dëgjuarit dhe të mësuarit nga ekipi i tij.  Fillimisht ai nuk ishte dakord me idetë e tyre, por i suportonte ato dhe arriti sukses të vërtetë.

Dëgjoni me empati për të kuptuar perspektivën

Empatia do t’ju japë gjithmonë një kuptim më të mirë për dëgjuesin, teksa gjithashtu e bën folësin të ndihet i kuptuar. Ju perceptoni informacionin sipas eksperiencës së atij personi, në një mënyrë më subjektive. Rezultati është një marrëdhënie më e mirë dhe një dëshirë për të ndjekur vendimin tuaj të lidershipit.

Përfaqësuesve të markave u nevojitet dëgjimi empatik për të kuptuar cili është klienti i tyre në një nivel human dhe çfarë i nxit sjelljet e tyre. Atyre u duhet të punojnë me pasion për produktet, të cilat rezonojnë me ndjenjën dhe kënaqësinë që do të përjetojë klienti.

Lexo edhe: 3 parime thelbësore që të gjithë duhet t’i kërkojnë te një shef apo mentor

Vini re gjuhën e trupit për të kuptuar përmbajtejn jo verbale

Ju mund t’i jepni kuptimin e plotë asaj çfarë po thuhet, nëse ndiqni gjuhën jo verble të folësit, lëvizjet e tyre dhe mënyrën se si ata ju shohin (ose nuk ju shohin). Ky është një nivel më i lartë ndërveprimi, sepse tani ju po e shihni dikë, përveçse po dëgjoni fjalët e tyre.

Kërkimet kanë treguar se 60-90% e komunikimit tonë më të tjerët është jo verbal, çka do të thotë se gjuha e trupit, të cilën ju mund të jeni duke e injoruar, është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme.

Si një lider biznesi, si mund të merrni vendime të mira më gjysmën e inputit real?

Përmblidhni atë që keni dëgjuar për të konfirmuar

Nëse nuk arrini të konfirmoni, ju mund (siç shumë lider bëjnë) të përfundoni duke hamendësuar gabim. Nuk duhet të keni kurrë turp të pranoni se atë që dëgjuat, nuk e dëgjuat siç duhet, çka do të thotë se do të bindni folësin se ju keni qenë duke e dëgjuar dhe jeni të gatshëm të dëgjoni dhe inpute të tjera.

Në të gjitha rastet duhet të fokusoheni që të shmangni gabimin e zakonshëm të të dëgjuarit ku ju bëni sikur dëgjoni teksa mendja juaj është diku tjetër, duke formuluar një përgjigje në vend që të dëgjoni ose të aplikoni pështypjet tuaja teksa dëgjoni. Kjo e gjitha lind si nevojë e ditëve të sotme për t’i vendosur njerëzit përpara dhe ruajtja e balancave mes rezultateve financiare të forta dhe impaktit pozitiv në komunitet.

Në eksperiencën time, ditët e liderëve që “komandojnë dhe kontrollojnë” kanë ikur me kohë. Nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, të gjithë bashkëpunëtorët tuaj e dinë se kush jeni dhe se si operoni. Ata menjëherë migrojnë tek kompanitë dhe liderët, të cilët tregojnë mirëkuptm dhe empati si dhe rezultate dhe aftësinë për të ndryshuar. Nuk është kurrë vonë të mësoni dhe të përshtateni dhe të merrni ekipin tuaj me vete. Filloni tani!

inc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0