5 mënyra si të shmangësh panikun

5 mënyra si të shmangësh panikun


Businessmag në vazhdimësi do t’ju sjellë këshilla nga të rinj e profesionistë. Kësaj radhe Kostandin Feshti, një i ri nga Tirana, ju kujton bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm, 5 mënyrat për të shmagur ankthin.

Ka shume raste ku i dëgjojmë njerëzit të thonë: “Nuk kam fjetur tërë natën”, “Mezi merrja frymë”; “më djersiteshin duart” etj. E menjëherë me këto “simptoma” të vjen në mendje “ataku i ankthit”. Po cfarë është kjo?

“Ataku i Ankthit” është një gjendje psikologjike, e cila ka më pas pasoja fizike si djersitje, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje, dridhje trupi etj. Nga këto faktorë, mendja fillon të përhapë panik në trup, duke e patur të vështirë ta rikthejë veten në gjendje qetësie. Kjo gjendje psikologjike dhe fizike shkaktohet nga faktorë të ndryshëm e disa janë pasojë e mënyrës se si në shfrytëzojmë kohën dhe çfarë stili jete ndjekim.

Por, dhe “ataku i ankthit” mund të evitohet.

Ja 5 mënyra se si ta anashkalojmë atë:

  1. Aktivitet Fizik

Jo më kot thonë se aktiviteti fizik të përmirëson jetën. Kjo është mjaft e vërtetë. Një nga shkaktarët e ankthit është dhe fakti që trupi mbledh shumë energji dhe nuk e shfrytëzon atë, duke bërë që në një moment të caktuar ajo “pent-up” energji të dalë nga trupi ynë në mënyra aspak të volitshme. Për ta evituar këtë, njerëzit merren me aktivitet fizik. Aktiviteti fizik është një ndihmë për trupin, por pa e tepruar. Madje, është e rekomanduar që në momentin që je duke kaluar këtë ndodhi, të dalësh e të ecësh ose edhe sikur të ecësh brenda në shtëpi të ndihmon po ashtu.

  1. Të menduarit pozitivisht

Ajo çfarë ndodh në momentin që ti kalon një atak ankthi, rëndohet edhe më shumë në momentin që mendja fillon të bëjë pjesë në situatë, pasi në atë moment ti fillon e mendon për më të keqen, duke i shtuar kështu vetes ankth pak e nga pak. Prandaj një nga opsionet për t’u qetësuar është edhe “mendimi pozitiv”. Dhënia e kurajos kundrejt vetes dhe kthimi i situatës në favorin tënd falë të menduarit pozitivisht.

Këtë nuk duhet ta praktikojmë vetëm në momente paniku. Një kurë e shëndetshme, kërkon trajtim të përditshëm me momente pozitive.

  1. Të fjeturit gjumë në kohën e duhur

Një nga shtysit e ankthit është: pagjumësia. Pagjumësia çon në atë që quhet “mbimendim”, dhe mbimendimi çon në ankth. Është vërtetuar shkencërisht se të mos fjeturit natën dhe të ndenjurit zgjuar, të çon në të menduarit për situatat më të këqija që të kanë ndodhur ndonjëherë, në mendimin e situatave që mund të të ndodhin etj. Këto e shtyjnë trurin drejt asaj që quhet, sic e përmendëm, “mbimendim”, e që më pas, falë tij shkaktohet dhe ataku i ankthit. Pra, gjumi është kyç. Njeriu duhet të flerë natën e të mendojë ditën.

  1. Shpërqëndrohu

Në momentin që ti ndien se po kalon një atak ankthi, hiq menjëherë mendjen dhe fillo merru me diçka shpërqëndruese. Mund të merresh me instagram, të rregullosh foto, të lexosh një artikull, të shikosh një film apo serial. Sepse në momentin që fillon duke thënë: “tani do më kapë ankthi”, ai e përshpejton ardhjen drejt teje duke të lënë ty pa asnjë rrugëzgjidhje. Pra, hiqe mendjen dhe fokusohu tek diçka që të bën mundësisht të qeshësh.

  1. Komunikimi

Komunikimi është pika kyçe e shumë gjërave në këtë jetë. Një nga faktorët, që të ndihmon në largimin e ankthit është komunikimi. Të komunikosh me një të afërm për gjendjen që po kalon apo të bashkëbisedosh për një çështje tjetër, të ndihmon në reduktimin e ankthit dhe ka një efekt qetësues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0