5 kushtet e reja që duhet të dini nëse këto ditë do të fluturoni nga Aeroporti Nënë Tereza - Business Magazine Albania

5 kushtet e reja që duhet të dini nëse këto ditë do të fluturoni nga Aeroporti Nënë Tereza


Krahas pezullimit të transportit publik e privat në rrugët Tiranë-Durrës, prej 6 të mëngjesit të kësaj të premteje, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po zbaton disa masa të reja shtrënguese. Të gjithë udhëtarët, që do të shkojnë drejt destancioneve të tjera, përjashtuar Italinë (Ku fluturimet janë pezulluar) është mirë t’i dinë këto masa para se të mbërrini në Aeroport.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) thotë se duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit të së premtes deri në mesnatën e së djelës 15 Mars, pasagjerët kërkohet të kenë me vete, të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit.

Sipas AAC:

1-Bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse dëshironi të arrini fluturimin tuaj”.

2-Pasagjerët të marrin parasysh që në kushtet e kufizimit të qarkullimit, të nisen më herët, për të arritur në kohë në aeroport.

3-Vetëm një familjar mund të shoqërojë pasagjerin në aeroport, gjithmonë duke pasur me vete biletën e udhëtimit apo një foto të saj, si dhe pasaportën, ndryshe Policia e Shtetit nuk do ta lejojë kalimin, thekson AAC.

4- Sipas Policisë së Shtetit, të gjithë qytetarët, për të përdorur aeroportin e Rinasit, duhet fillimisht të konfirmojnë pranë sallave operative nëpërmjet numrit 112 ose 129, orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit, si dhe kohën e lëvizjes.

5- “Në rast se nuk do të jenë bërë këto njoftime paraprakisht në sallat operative, pra nëpërmjet numrit 112 dhe 129, orari i fluturimit, bileta dhe personi i cili do të fluturojë, nuk do të lejohet të lëvizë në asnjë nga akset rrugore dhe do të ndëshkohet.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0