Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton detyrimet ligjore që u sipërmarrjeve nga ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, i njohur ndryshe si Fiskalizimi.
Për t’u Fiskalizuar çdo subjekt duhet të ketë 5 element të domosdoshëm:
✔ Certifikata Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania.
✔ Software i Fiskalizimit.
✔ Një pajisje elektronike, tablet, telefon etj.
✔ Lidhje të thjeshtë me internet.
✔ Printer jofiskal.
Që prej datës 1 Janar 2021, kur nisi zyrtarisht faza e parë e kësaj reforme, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike (B2C), të gjithë tatimpaguesve u është dhënë mundësia për t’u Fiskalizuar përpara afateve të përcaktuara në Ligj.
Më datë 1 Korrik 2021 nisi efekti ligjor për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve (B2B), ndërsa për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit (B2C), pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 Shtator 2021.
Lexo: Drejtoria e Tatimeve: 13,633 është numri i bizneseve të fiskalizuara deri tani
Për një biznes që regjistrohet për herë të parë, kosto fillestare e Fiskalizimit është më e ulët në krahasim me koston e sistemit aktual të pajisjeve Fiskale.
Nga ana tjetër, për t’i ardhur në ndihmë biznesit, duke i dhënë kohën e duhur për të kuptuar dhe implementuar këtë reformë të rëndësishme, tatimet kujtojnë se gjobat për mos aplikimin sipas efekteve ligjore të Fiskalizimit, janë falur deri në 1 Janar 2022.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.