5 këshilla për të marrë pagën që ju takon - Business Magazine Albania

5 këshilla për të marrë pagën që ju takon


Jason Phillips
TheGapPartnership.com!

Është një fakt i trishtë i jetës fakti që shumë punëdhënës nuk do të ofrojnë një rritje page nëse ju nuk e kërkoni atë. Kompani më të mëdha mundet të ofrojnë rritje periodike për të zbutuar pasojat e inflacionit por ky nuk përbën ndonjë gjest domethënës të cilin puna juaj meriton.

Sigurisht, duke marrë të mirëqenë faktin se ju keni punuar shumë vazhdimisht dhe keni qenë pjesë e kompanisë prej disa kohësh, po ju japim disa këshilla mëposhtë të cilat do ju ndihmojnë të merrni rritjen e pagës që meritoni.

Duhet të dini kohën e duhur për të kërkuar një rritje rroge

Pasi keni kohë që punoni për kompaninë ju duhet të jeni në gjendje të kuptoni humorin e shefit tuaj dhe kur do të jetë koha më e mirë për të diskutuar këtë çështje kaq sensitive. Ndaj nëse jeni duke punuar mirë dhe kompania po ecën mirë, ju duhet ti kërkoni një takim shefit tuaj për të diskutuar punën tuaj aktuale dhe pagën.

Nëse po planifikoni të negocioni…, sigurohuni që ta bëni këtë siç duhet. Paraqisni opsionet tuaja dhe mos e teproni; negocioni për atë që ju takon me të drejtë. Për shembull, nëse ju keni punuar në atë kompani për 3 vjet, atëherë juve ju takon një rritje. Filloni negociatën me një theks në arsyet për të cilat ju meritoni të merrni më shumë para. Duke supozuar se keni argumentet e duhura, tashmë do keni shanset për ta marrë atë rritje prej 3%. Tregoni se ju jeni të vlefshëm dhe ata nuk do të rrezikojnë t’ju humbasin.

Fokusohuni tek industria juaj

Është thelbësore të dini sa paguhen njerëzit që punojnë në industrinë tuaj. Ka pak mundësi që shefi juaj ta rrisë shumë rrogën nëse ju jeni duke u paguar sipas nivelit të pagave të sektorit në pozicionin tuaj. Departamenti juaj i Burimeve Njerëzorë duhet të jetë në gjendje t’ju asistojë duke u konsultuar me ëebsite të ndryshëm që ofrojnë krahasim pagash.

Të dini se sa paguhen njerëzit në opzicione të ngjashme është një fillim i mirë. Duke nisur nga kjo ju duhet të shikoni nëse ajo që po kryeni është më pak apo më shumë nga detyrat e pozicionit të punës. Këto faktorë duhet të listohen në mënyrë që ti referoheni gjatë takimit. Nëse ju keni kohë të gjatë që punoni në një kompani ose ka kaluar shumë kohë që nga koha që ju keni pasur rritjen e fundit të rrogës, është e rëndësishme ta mbani shënim si pikë dhe ta përdorni edhe këtë informacion. Ruani kopje fizike për të mbështetur ato që parashtroni në mbledhje si edhe përmblidhni diku gjithë informacionin që keni mbi projekte specifike mbi të cilat po punoni, që ti keni për dorëzim në rast se ju kërkohen.

Kurrë mos ‘kërcënoni’ dhe ruani një plan rezervë gjithmonë

Gjëja më e keqe që mund të bëni kur kërkoni një rritje page është të ‘kërcënoni’ se do të largoheni. Është tërësisht jo profesionale dhe mund t’ju largojë nga puna. Nëse vërtet doni ta përdorni këtë lloj përqasje, duhet të keni gati një tjetër ofertë pune që ju pret. Kini parasysh se ju duhet të konsideroni përgjigjen që do të merrni nga shefi juaj dhe të arsyetoni dhe më pas të përgatisni një plan rezervë për t’ju përgjigjur atij. Një nga skenarët e mundshëm është se i do ti thotë Jo kësaj rritjeje. Është normale që në një rast të tillë të pyesni përse dhe kur mund të jetë një kohë më e përshtatshme për një rritje. Sipas përgjigjes së tij ju do të mund të mbani shënim fjalët e tij si provë në mënyrë që të kërkoni takim pas 2 apo 3 muajve.

Gjithmonë thoni të vërtetën

Është imperative të keni fakte reale mbi nivelin e pagave në industrinë tuaj dhe të tregoni të vërtetën kur të negocioni një rritje. Nëse nuk veproni kështu, dhe diçka që ju thoni del jo ashtu si thoni ju, rrezikoni t’ju refuzohet rritja tani apo më vonë. Kjo gjë do ta vështirësojë marrëdhënien tuaj të punës.

Në të njëjtën mënyrë edhe nëse ndiheni se vlera juaj është shumë më e madhe por nuk jeni të sigurtë se kompania juaj mund të shkojë aq lart, ju përsëri duhet ta kërkoni dhe ta mbështesni në fakte mbi punën tuaj këtë gjë. Mbase nuk do të mund ta arrini atë vlerë, por sidoqoftë nëse nuk do e kërkonit, nuk do ta dinit kurrë a do e merrnit, dhe do mbeteshit përsëri me ndjesinë e të qenit i nënpaguar.

Vlera juaj dhe lidhja emocionale

Është mirë që kur të kërkoni një rritje ti tregoni shefit tuaj vlerën të cilën ju mendoni se i sillni kompanisë. Vlera juaj është e konvertuar në njohuritë e proçeseve të punës dhe mund të shërbejë për të treguar kostot e larta që sjell trajnimi i dikujt si zëvendësues. Faktet janë thelbësore për të mbështetur çdo gjë që ju deklaroni megjithatë duhet që mes jush dhe shefit tuaj të ketë empati ndaj kërkesave tuaja. Ndaj çdo kërkesë për takim duhet të fillojë duke shfaqur sa mirënjohës jeni dhe sa i kënaqur jeni me punën në kompani dhe ato që kompania ka bërë për ju deri më tash. Mund të jete e dobishmë të demonstroni edhe emocionet tuaja pozitive për të ardhmen e kompanisë dhe pozicionin tuaj në këtë të ardhme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0