5 hapa për të bërë realitet një ide biznesi - Business Magazine Albania

5 hapa për të bërë realitet një ide biznesi


Shkruar nga Damjan Balla

Gjithsecili nga ne ka minimalisht një ide në kokë. E kush nga ne nuk do t’i kthejë ato në modele biznesi të suksesshme.

Të gjithë thonë që nuk mjafton vetëm ideja dhe kjo është plotësisht e vërtetë pasi dhe une e kam vërtetuar këtë frazë.

Ne jemi të rinj, pa përvojë, por me dëshirën e zjarrtë për të realizuar një ëndërr. Besojmë fort te ajo, por ajo kurrsesi nuk do të realizohet pa punën tonë.

Duhet të kemi parasysh që ideja jonë do jetë një ide e suksesshem nëse ne do të punojmë vërtetë me të. Unë gjithmonë them: puna shpërblehet.

Që një ide apo një ëndërr e jona të bëhet realitet duhet të kalojë disa hapa duke filluar nga ne.

1. Qartësimi i idesë. Ne mendojmë që e kemi të qartë idenë tonë, por JO, sepse ajo duhet përshtatur me tregun, vendin, konkurrentët, njohuritë tona për biznes.
Personalisht, me idenë time kam punuar një vit e gjysëm dhe sot them: nëse nuk do të kisha kaluar këto faza, nuk do ta kisha të qartë idenë edhe pse ishte ideuar nga unë.

2. Besimi në idenë tonë. Rrota është shpikur por përmirësimi i rrotës përbën inovacion, kështu që edhe ideja jonë mund të ndryshojë botën. E gjitha është çështje konceptimi nga ana jonë.
Shqipëria është një vend i vogël, me pak vite demokraci. Ne jemi një brez shumë i përshtatur dhe i aksesueshëm me internetin kështu që mund të na ndihmojë që të përshtasim modele suksesi nga jashtë kufijve tonë në Shqipëri.

Vendit tonë i mungojnë shumë gjëra, thjeshtë duhet të jemi të kujdesshëm që t’i sjellim dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve të këtij vendi.
Ne kemi mundësi këtu dhe ne duhet të kontribuojmë në përmirësimin e Shqipërisë.

3. Stafi, do ta quaja ekipi, shpirti i idesë. Pa një ekip ideja jonë nuk do të vihej kurrë në jetë.
Në fazat e para ne kemi nevojë për mbështetje në çdo moment, por duhet të krijojmë një ekip që ta kemi të pranishëm vazhdimisht në rritjen e idesë tonë për ta kthyer në model biznesi.
Të rinjtë shqiptarë kanë shumë potencial, kanë vizion dhe qëllime, pavarësisht se shumica i tremben realitetit .

Nuk është e vështirë që të gjesh një ekip, sepse gjithkush që shikon që ideja jote premton, do të bashkohet, sepse emri i tij apo saj do të mbetet në një
model biznesi. Zakonisht, them që modeli im do të mbajë emrin e ekipit e jo emrin tim sepse ata kanë kontribuar njëlloj si mua për atë.
Askush, nuk do kërkojë pagesë, sepse ka të rinj që duan të rritën, kanë të njëjtin vizion me ty dhe duan të arrijnë sukses e pastaj të mendojnë për gjëra si
pagesa, kështu që mos e mendoni si pengesë pjesën e pagesës për stafin tuaj. Mjafton optimizmi dhe besimi për idenë tënde dhe të tjerët do të besojnë së bashku me ty në idenë tënde.
çdo ditë, ideja i afrohet realizimit dhe duhet patur parasysh që atë po e çon përpara ekipi e jo ti i vetëm.

4. Bashkëpunëtorët, janë një faktor shumë i rëndësishëm sepse jo çdo gjë bëhet nga një individ, por për të avancuar sa më shpejt në kohë duhen
bashkëpunëtorë që janë të specializuar për diçka që ty të merr kohë. Por, edhe këta duhen zgjedhur të duhurit sepse jo gjithmone realizohet ajo çfarë ti do nga ata.

5. Financimi, është i fundit i renditur sepse nuk ka aq vlerë sa 4 komponentët e parë. Mënyra dhe mundësi ka plot sot, kështu që edhe financimi gjendet nëse ti beson në idenë tënde, stafin tënd, ekipi të motivon për të gjetur mënyrat e finamcimit.

Nuk ka rëndësi se sa është financimi. Rëndësi ka që të shërbejë sa për ta nisur sepse ti do të rritesh dalëngadalë. Ndaj, kushdo që ka një ide, është koha për të nisur, sepse tregu është dinamik dhe çdo gjë ndryshon.

Tani është KOHA.

Edhe në Shqipëri një i ri me një ide ia del, pa qenë nevoja të largohet nga atdheu i tij.

https://www.facebook.com/BusinessMagAlbania/videos/371218153472789/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0