5 gjëra që nuk duhet të bëni kur jeni duke drejtuar një biznes të vogël - Business Magazine Albania

5 gjëra që nuk duhet të bëni kur jeni duke drejtuar një biznes të vogël


Mos nxitoni kur bëni një partneritet

Ndonëse dikush është miku juaj më i mirë, bashkëpunëtori apo ndonjë person tjetër i rëndësishëm nuk e kualifikon atë si kandidatin e duhur për të krijuar një biznes së bashku. Partneri më i mirë është zakonisht dikush, aftësitë dhe qasja e të cilëve janë të kundërta me tuajat. E para siguron që ju jeni në gjendje të mbuloni një terren shumë më tepër pa punonjës shtesë. E dyta mund të krijojë konflikte, por do t’ju detyrojë të mbroni instinktet tuaja të biznesit dhe eleminoni idetë dashakeqëse përpara se të harxhoni burimet.

Lexoni: Pesë mënyra për të rritur biznesin tuaj me Erasmus

Mos u dekurajoni

Drejtimi i një kompanie nuk është një qëllim, është një rrugëtim i gjatë, plot kthesa të papritura. Shijojeni procesin! Nëse qëllimi juaj nuk është që të fitoni para, por të keni një strategji të mirë, shanset janë që ju do të keni një karrierë sipërmarrëse afatgjatë përpara. Ju do të keni ulje dhe ngritje, ndoshta në të njëjtën javë apo edhe ditë. Ju do të fitoni klientë dhe do të humbni të tjerë për arsye të drejta dhe të padrejta. Kjo është e gjitha pjesë e një biznesi.

Mos harroni pse keni dashur të filloni një biznes

Nëse nuk është një pasion apo që të keni më shumë kontroll mbi kohën tuaj kushtuar familjes, pse e filluat këtë rrugëtim. Është e thjeshtë të dorëzoheni duke lënë gjithçka dhe të harroni pse keni dashur të filloni një biznes tuajin, por duhet të merrni parasysh se ndonjëherë sakrificat e përkohshme mund të jenë me të vërtetë të nevojshme, për të jetuar në pjesën tjetër të jetës shijen e ëmbël të fitores.

Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë

Ndonjëherë përfshihemi aq shumë në kompaninë që krijojmë saqë mundohemi të mbulojmë gjithçka dhe e gjejmë veten të zhytur aq thellë në punë që nuk i kishim parashikur kurrë. Ato detyra vijnë me kurba të të nxënit dhe marrin kohë të vlefshme dhe energji – energji që mund të kishin shkuar në krijimin e strategjive për rritjen e biznesit.

Mos ndaloni së zhvilluari

Strategjia juaj, plani juaj i marketingut, tregu juaj i synuar – asgjë nuk është e ndarë me thikë. Bota po ndryshon gjithnjë e më shumë çdo ditë. Industria juaj ka gjasa të përjetojë një ndryshim, qoftë të lehtë apo monumental. Si një biznes i vogël, ju jeni në disavantazh, sepse burimet tuaja janë shumë më të kufizuara. Por ju keni një avantazh të paçmuar në aftësinë për të ndryshuar kursin dhe përshtateni shumë më shpejt se një organizatë e madhe.

Mënyra më e mirë për të mbetur të rëndësishëm është të mbani sytë hapur për ndryshimet që ndodhin, të mbani mendjen hapur ndaj ideve të reja dhe aftësistë tuaja të jenë fleksibël në bazë të ndryshimeve.

Gjithashtu shijoni rrugëtimin

Të paturit e një vizioni të qartë se ku doni të arrini është shumë e rëndësishme, por kjo nuk është gjithçka. Tregu, njerëzit, marrëdhëniet që krijoni janë pjesë e pandashme e gjithë rrugëtimit që ju mëson dhe zhvillon. Merrini gjërat me sportivitet dhe shijoni çdo gjë që ju vjen, madje edhe sfidat dhe vështirësitë që do të hasni.

Gjithashtu, sigurisht, mos kini frikë të bëni gabime!

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0