5 gabimet që duhet të shmangni kur dizenjoni website-in tuaj - Business Magazine Albania

5 gabimet që duhet të shmangni kur dizenjoni website-in tuaj


Po kërkoni të përmirësoni faqen tuaj aktuale ose të filloni një nga e para? Një faqe interneti me pamje profesionale mund të bëjë mrekulli për biznesin tuaj. Parimi juaj është të informojë, argëtojë, angazhojë lexuesit dhe t’i bëjë ata të ndihen të nënvlerësuar. Këto janë pesë gabimet që duhet të shmangni:

Navigacion i mbytur: Nuk ka gjë më të keqe sesa të hysh në një websit dhe të mos e gjesh atë që kërkon për shkak të dizajnit të dobët dhe navigacionit të mbytur. Parimi juaj është të mendoni për përdoruesit e faqes tuaj kur e ndërtoni një faqe, jo vetëm për axhendën tuaj. Ju duhet të vendoseni në vendin e një përdoruesi: A mund ta gjejnë ata atë që po kërkojnë? Mos harroni ta kontrolloni faqen tuaj si në desktop ashtu edhe në telefon, për të patur një performancë të njëjtë.

Shiriti i kërkimit i fshehur: Nëse faqja juaj e kërkimit përmban shumë faqe ose përfshin edhe një blog, sigurohuni që shiriti i kërkimit funksionon mirë. Nëse shiriti i kërkimit është i fshehur do i pengojë lexuesit të kërkojnë diçka specifike. Vendoseni atë në një vend të dukshëm si në telefon ashtu edhe në desktop. Testojeni personalisht nëse me të vërtetë shiriti i kërkimit funksionon ashtu siç një lexues do të donte.

Ngjyra e dobët e dizajnit: Edhe një faqe internet e dizajnuar mirë, mund të jetë e vështirë për të lundruar në të nëse përdorni ngjyra të çmendura ose gërma të vështira për të lexuar. Zgjidhni një ose dy ngjyra kryesore, për t’u përqëndruar më së shumti. Bëni dhe një studim të vogël dhe pyesni përreth se çfarë mendojnë njerëzit për faqen tuaj.

Asnjë thirrje për veprim: Gjeni një mënyrë për t’u thënë lexuesve faleminderit që erdhët në faqen time. Nëse do t’u ofronit një produkt ose një shërbim kjo do t’i bënte ata të ktheheshin sërish në faqen tuaj. Ju mund t’u kërkoni atyre të bëjnë diçka në faqen tuaj, t’i ftoni të regjistrohen në listën tuaj ose t’iu ndjekin në mediat sociale.

Shumë tekst: Përmbajtja në ditët e sotme mund të jetë në forma të ndryshme. Sot e kemi mundësinë që të  mos përqëndrohemi vetëm te teksti, por edhe në format e ndryshme të përmbajtjes për ta angazhuar akoma më shumë lexuesin. Duhet të siguroheni se ka edhe tekste të mjaftueshme në faqen tuaj përsa u përket udhëzimeve të SEO.

Amantia Kullolli

quickbooks.intuit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0