5 gabimet më të zakonshme që bëjnë menaxherët, sipas punonjësve - Business Magazine Albania

5 gabimet më të zakonshme që bëjnë menaxherët, sipas punonjësve

Gjatë pesë viteve të fundit, janë kryer disa sondazhe në vendin e punës për të zbuluar se cilat janë prej gabimeve që menaxherët bëjnë  më shpesh se të tjerët.

Të dhënat zbulojnë disa modele të dukshme që vazhdojnë të ekzistojnë edhe në punën në  distancë. Këto gjetje ndahen nga pesë temat më të zakonshme – pesë gabimet më të mëdha që menaxherët bëjnë.

  1. Mikromenaxhimi

Kjo nuk është surprizë. Menaxherët që dominojnë punonjësit, vendimet dhe proceset e punës si edhe drejtojnë përmes frikës, gabojnë. Një gjë e tillë në fund të ditës prish motivimin dhe kreativitetin e ekipit.

  1. Menaxhimi përmes fuqisë dhe egos

Kur menaxherët e vendosin veten në një piedestal si burim për të gjitha përgjigjet dhe idetë më të mira dhe e përdorin atë për të ushtruar pushtet ose kontroll mbi njerëzit, kjo gjë është shkatërruese.

Të gjithë kemi një farë egoizmi që jeton brenda nesh, por kur përqendrohemi tepër te krenaria dhe egoja jonë, kjo ndikon negativisht te atmosfera e ekipit.

  1. Nuk dëgjojnë

Mungesa e dëgjimit aktiv dhe me respekt është një mangësi e shumë menaxherëve. Gjatë punës së ngarkuar, ata nuk marrin kohën për të ngadalësuar pak dhe për të dëgjuar se çfarë po ndodh përreth tyre. Kjo mund të jetë e rrezikshme sepse ata humbasin detaje që në fund ndikojnë te performanca e punonjësve.

  1. Mosrespektimi i punonjësve

Nëse punëdhënësi ose menaxherët i shohin punonjësit si të zëvendësueshëm në vend të të parit si kolegë të denjë për t’u trajtuar qoftë edhe si partnerë biznesi, është një gjë e gabuar. Çfarë duan punonjësit për t’u ndjerë të vlerësuar nga shefat e tyre?

  • Investoni tek ata.
  • Identifikoni aftësitë dhe pikat e tyre të forta dhe unike dhe përdorni kur është më e përshtatshme.

5.Mungesa e besimit

Duke qenë se në shumicën e rasteve, janë punonjësit ata që kanë kontakt me klientët dhe e dinë se si funksionojnë gjërat, menaxherët duhet të kenë besim. Nga ana tjetër, edhe këta të fundit duhet të fitojnë besimin e punonjësve, sepse kjo marrëdhënie nxit një kulturë të këndshme dhe efektive në ambientin e punës.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0