5 Faktorët që ndihmojnë në rritjen e një biznesi të vogël

5 Faktorët që ndihmojnë në rritjen e një biznesi të vogël


Të rrisësh një biznes të vogël mund të jetë e vështirë. Për sipërmarrësit e rinj mund të duket akoma dhe më e frikshme për shkak të faktorëve të shumtë të cilët nevojiten. Por askush nuk mund t’u kushtojë 100% vëmendje të gjitha aspekteve të biznesit në të gjitha momentet. Prandaj është rëndësishme të përqëndroheni tek ato pika kryesore që sjellin impaktin pozitiv më të madh.

Për të qenë një biznes i mirë, nevojitet shumë punë. Për të na ndihmuar sadopak, pesë anëtarët nga Këshilli i Biznesit Forbes Boston kanë ndarë me ne faktorët më të neglizhuar për rritjen e një biznesi të vogël.

1. Puno zgjuar për të rritur shitjet

Një faktor lehtësisht i neglizhuar në rritjen e biznesit të vogël janë strategjitë e shumta ku mes tyre mungon përdorimi i mjeteve të nevojshme për nxitjen e shitjeve. Është e zakontë që marketingu të fokusohet në tërheqjen e perspektivave të reja dhe për shitjet për t’u përqëndruar në mundësitë e drejtpërdrejta. Drejtimi potencial por i ngadalshëm në lëvizje mund të bjerë nëpër çarje, prandaj sigurohuni që të ndiqni në perspektivat që keni investuar për të tërhequr. – Michael DesRochers, PoliteMail Software

2. Të punësosh në bazë të kulturës së kompanisë.

Si startup apo biznes i vogël, faktori më i rëndësishëm për t’u përqëndruar është ndërtimi i ekipit. Çdo kompani, qoftë dhe ato më të vogëlat, kanë një kulturë të konsoliduar e cila nxitet fillimisht nga themeluesit, ose vjen në mënyrë organike. Është e rëndësishme që çdo person i punësuar të përshtatet shumë mirë me kulturën e kompanisë dhe të ndihmojë kështu në rritjen e biznesit. – Rudina Seseri, Glasswing Ventures

Lexoni: Sipërmarrësja shqiptare që po hap rrugën për të ardhmen e teknologjisë

3. Të mbetesh në mendjen e njerëzve

Bizneset e vogla, mund të jenë të vështira për t’u gjetur dhe ndonjëherë të lehta për t’u harruar. Puna juaj dhe aftësia për të ekzekutuar projekte është shumë e rëndësishme. Nëse krijoni një emër dhe një figurë, klientët do ta kenë më të thjesht për t’ju mbajtur mend. Edhe dhuratat për partnerët dërgojini vetë në vend që të dërgoni kuti me anë të postës. Tregohuni sa më shumë personal, tregoni që i doni mbështetësit e biznesit tuaj. – Matteo Forgione, P.E., Forgione Engineering, Inc.

4. Merr një avokat

Avokati juaj është investitori juaj i parë. Avokatët e startup-eve ndikojnë në shtyrjen e afatit të pagesave, ofrojnë ulje dhe sigurohen që startup-et të jenë të gatshme për sukses. Gjithashtu ata ndihmojnë në ndarjen e kapitalit, dokumentat e reja të punësimit, preazantimin e duhur të korporatës, etj,. Roli i tij është i rëndësishëm edhe në një startup. – Zoë Barry, ZappRx, Inc.

5. Përshtatja e Produktit me Tregun

Është thelbësore të mbani fokusin te përshtatja e produktit tuaj me tregun: A e duan klientët tuaj produktin që po ofroni? (Kjo është ndryshe nga pyetja: “A mund të zgjidh unë problemin e klientit?”) Janë shumë pjesë të ndryshueshme në një biznes të vogël dhe është e vështirë t’i bësh ato të kenë të njëjtën ecuri, gjithsesi fokusi tek përshtatja e produktit për tregun është mundësia më e mirë për një sukses afatgjatë. – Dustin Clinard, RISK IDENT

Lexoni: Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0