5 Avantazhet më të mëdha të milenialëve mbi brezat e tjerë

5 Avantazhet më të mëdha të milenialëve mbi brezat e tjerë


Ndërsa çdo gjeneratë ka të mirat dhe të këqijat e saj, milenialët kanë një ndryshim me të paktën secilin nga kolegët në vendin e punës. Ky limit i bën më vulnerabël ndaj suksesit në vendin e punës dhe në jetë në përgjithësi. Këtu janë 5 avantazhe specifike që milenialët kanë mbi të tjerët:

1. Aftësitë teknologjike
Milenialët, për shkak të lindjes në një kohë me atë të erës së teknologjisë, janë zakonisht shumë mirë të ambjentuar me teknologjinë. Ata janë të aftë të mësojnë aftësi të reja të cilat janë më të vështira për punonjësit më të vjetër në moshë. Duhet mësuar Photoshopi? Jepuni atyre dy ditë kohë me një manual. Nuk dini se si të përditësoni një program? Kontrolloni pas një jave. Shpejtësia e pabesueshme e teknologjisë me të cilën mund të mësojnë milenialët nuk mund të injorohet në asnjë rrethanë.

2. Nivele më të larta të arsimimit
Krahasuar me gjeneratat e kaluara, milenialët janë brezi më i edukuar në histori. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur një rritje prej 80% në numrin e masterave të akorduar për kokë që nga 1987. Ndjekja e niveleve më të larta të edukimit, mund të gjenërojë breza të ardhshëm më të mirë, e cila krijon një efekt “domino” që zgjat shumë në të ardhmen.

3. Sfida ndaj strukturave tradicionale të korporatave
Milenialët, me dashurinë ndaj kreativitetit dhe nevojës konstante për ndryshim, janë zmbrapsur nga ideja e “sundimit të një personi të vetëm” dhe çfarë do të thotë të punosh nën të. Ata janë në procesin e rikonceptimit të strukturës së korporatës, duke gjetur më shumë arsye për të punuar ngushtësisht me njerëzit që ndodhin sipër tyre dhe nën tyre në nivelin hierarkik dhe duke zhvilluar lidhje më afatgjata.

4. Multitasking
Edhe pse shikohet edhe si bekim, edhe si mallkim, aftësia për të bërë shumë detyra në të njëjtën kohë është e pamohueshme që shërben në jetën e përditshme. Të përpiqesh të balancosh një mijë gjëra në të njëjtën kohë është një gjë që jo gjithkuash mund ta bëjë, dhe kjo është ajo gjë që milenialët e bëjnë lehtësisht. Me bollëkun për të stimuluar që u serviret në majë të gishtave, bën sens që milenialët kanë zhvilluar mjete të dobishme të departamentizimit për të arritur maksimumin e efiçiencës.

5. Mungesa e vetëkënaqësisë
Ndryshe nga brezat e mëparshëm, milenialët dridhen nga mendimi se duhet të stabilizohen për të bërë diçka. Kjo gjeneratë përfshin njerëz që në mënyrë konstante përpiqen të përmirësojnë veten e tyre duke kërkuar vazhdimisht për gjënë e ardhme që mund të përmirësojnë te vetja. Pavarësisht se mungesa e përqëndrimit për një kohë të gjatë e milenialëve qortohet nga brezat e tjerë, por nuk mund të frenohet etja e pashuar për sukses e këtij brezi që do t’i çojë shumë larg ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0