Të gjithë kemi dëgjuar këshillat për krijimin e produkteve të reja si: fokusohu tek një nevojë specifike. Pyet përdoruesin e synuar. Ndërto një produkt minimal të zbatueshëm (MVP) dhe sigurohu për shitjen e produktit.
Mund të jetë e vështirë të fokusoheni pas këtyre gjërave në mënyrë abstrakte. Çfarë llogaritet si nevojë specifike? Ku shënohet pika e kufirit minimal të qëndrueshëm?
Edhe gjigantët e mëdhenj dhe të suksesshëm të teknologjisë ndonjëherë fokusohen në anën e gabuar të këtyre pyetjeve duke na lënë mundësinë për të mësuar.
Le të bëjmë një vështrim më të thellë në disa raste:
- Microsoft Band: Design është gjithçka
Shumica prej nesh nuk e lidhin Microsoft-in me dështimin. Por për çdo Windows XP, Microsoft ka pasur gjithashtu nga një gabim.
Lexo: Shënohet shpejtësia më e lartë e internetit në botë
Gabimi më i madh i Microsoft-it që kujtojmë së fundi? Microsoft Band. Band ishte përpjekja e Microsoft për një orë inteligjente, e pajisur me një monitor të rrahjeve të zemrës për matjen e fitnesit. E lançuar në 2014, Band në të vërtetë mundi rivalin e saj, Apple Watch, që kishte një vit në treg. Por, në vitin 2016, Microsoft përfundoi shitjet e produktit. Me siguri, Band ishte një produkt më i mirë se Apple Watch. Band gjurmoi ekspozimin e përdoruesit ndaj rrezatimit UV, krijoi tipare të qëndrueshme nga gjurmimi i fitnesit, krijoi plane të personalizuara të stërvitjes dhe kishte një bateri që mbante tre ditë.
Atëherë, përse nuk eci Band? Nuk mund të konkurronte me modelin e hijshëm dhe të përshtatshëm të Apple Watch. Kritikët e krahasuan atë me byzylykun e të arrestuarve në shtëpi. Asnjë numër sensorësh nuk mund ta kapërcente atë stigmë.
Mësimi është se edhe një produkt superior, nga një kompani me emër të madh, mund të dënohet nga dizajni i keq. Paraqitja është shumë e rëndësishme për produkte të teknologjisë.
Firefly Mobile: Një produkt jo cool është i padenjueshëm.
Në vitin 2003, Firefly Mobile debutoi si “telefoni celular për fëmijët në lëvizje”. Kufjet e GlowPhone të Firefly ishin të vogla. Komandat e përdorimit të Firefly ishin të thjeshta: një buton për nënën, një buton për babain dhe një buton për 911. Numrat e tjerë mund të programohen në telefon.
Dizajni i ngjashëm me lodrat e GlowPhone u përqesh nga prindërit dhe fëmijët. Asnjë, në veçanti fëmijët nuk duan të shihen me telefon në dorë si një aksesor i Barbit. As çmimi nuk ndihmoi. Bisedat dhe mesazhet pa kufi kushtonin 65 dollarë në muaj. Firefly mbylli dyert në 2012.
Firefly u drejtohej prindërve, të cilët blejnë produkte për fëmijët e tyre. Por ajo që u harrua ishte se prindërit duan fëmijë të lumtur. Fëmijët e sotëm duan telefonë të vërtetë.
3. Apple MobileMe: Ndërlidhja është e lehtë të dështojë
MobileMe, e paraprirë nga iTools dhe mbështetur nga iCloud, ishte një koleksion i shërbimeve kompjuterike të softuerëve të mbështetur nga Apple në vitin 2008. Nuk ishte asgjë më pak se një dështim spekatakolar për një gjigant teknologjie, të njohur në dizajn.
Pavarësisht përsëritjeve të shumta, MobileMe ishte pothuajse e pamundur t’u përdorej. Asnjëherë nuk pati një rast të qartë përdorimi. Ndërfaqja e tij ishte e tmerrshme dhe humbi të dhënat e përdoruesve. Pas shumë ankesave të përdoruesve, Apple tërhoqi MobileMe dhe lëshoi iCloud-in e përmirësuar në vitin 2012.
Lexo: Mark Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë
Bërja e shërbimeve softwerike në një ndërfaqe të vetme nuk është një ide e mirë. Në të kundërt, mendoni për EasyRedir, një shërbim ridrejtimi URL, që nuk synon të këtë nën dritën e diellit çdo faqe shërbimi. Kur keni dyshim, veproni thjesht si EasyRedir. Midis MobileMe dhe iTunes, Apple duket se e ka mësuar leksionin.
Pono: Vonë është më keq se kurrë
Në vitin 2012, muzikanti Neil Young zhvilloi projektin Pono. Për Young, muzika e thjeshtë e iPods dhe MP3 nuk mund të përputhej me cilësinë e tingullit të regjistrave vinyl dhe CD.
Young, mund të ketë pasur të drejtë në lidhje me këtë. Ajo që ai gaboi ishte koha e tij. Ndërsa Young dëgjoi thirrjen e dëgjuesve besnikë për muzikë me cilësi të lartë, ai nuk e kuptoi tregun ku po hynte. Platforma falas në transmetimit të muzikës me audio të kuruar, të tilla si Pandora, kishin ekzistuar që nga viti 2000. Spotify u lançua në vitin 2008.
Emri i Neil Young ishte i mjaftueshëm për të siguruar të ardhura për Pono, i cili nisi në vitin 2015. Por, ra pas një viti në treg. Konsumatorët nuk ishin të gatshëm të paguanin për një tingull më të mirë nëse kjo do të thoshte të ktheheshin në kohët e MP3, me çmime më të larta dhe pamundësi për të transmetuar.
Një pikë e ndritshme e historisë së Ponos? Ajo tërhoqi vëmendjen e Amazon, e cila plotësoi nevojën për tinguj me cilësi të lartë, që Pono kishte identifikuar. Shërbimet e pafundme të muzikës për besnikët e cilësisë në Amazon, i cili lejon transmetimin në desktop dhe celular, u vlerësua nga vetë Neil Young.
Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë. Rezulton se është aq e vërtetë në teknologji sa edhe kudo tjetër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.