Shënohet shpejtësia më e lartë e internetit në botë

Shënohet shpejtësia më e lartë e internetit në botë

shpejtësia e internetit

Studiuesit në Australi kanë arritur një shpejtësi rekord botëror të internetit, prej 44.2 terabitëve për sekondë, duke lejuar përdoruesit të shkarkojnë 1.000 filma HD në një sekondë të vetme.

Një ekip nga universiteti Monash, Sëinburne dhe RMIT përdorën një çip optik ‘mikro-krehër’ që përmbante qindra lazer infra të kuqe për të transferuar të dhëna nëpër infrastrukturën ekzistuese të komunikimit në Melburn.

Shpejtësia më e lartë komerciale e internetit kudo në botë është aktualisht në Singapor, ku shpejtësia mesatare e shkarkimit është 197.3 megabit për sekondë (mbps).

Në Australi, shpejtësia mesatare e shkarkimit është 43.4 mbps – një milion herë më e ngadaltë se shpejtësia e arritur në provën e fundit.

“Ka një garë globale për momentin, për ta përvetësuar këtë teknologji në një fazë komerciale, pasi ‘mikro-krehri’ është i dobishëm për shumë teknologji ekzistuese,” tha Dr. Bill Corcoran nga Universiteti Monash, për The Independent.

“Unë mendoj se ne mund të shohim pajisje si tonat në dispozicion të laboratorëve hulumtues brenda dy-tre vjetësh dhe përdorimin fillestar komercial brenda pesë vjetësh”, tha më tej Dr. Corcoran.

shpejtësia e internetit

Izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar  një tendosje të konsiderueshme në infrastrukturën e internetit gjatë muajve të fundit.

Në Evropë, ofruesve të disa platformave iu kërkua që të ulin cilësinë e shërbimeve të tyre në mars, në mënyrë që të përballojnë rritjen e trafikut. Netflix dhe YouTube ishin midis atyre, që ranë dakord të ulin cilësinë e imazheve për përdoruesit.

Lexoni: COVID-19, Netflix dhe Youtube ulin cilësinë e transmetimit

Implementimi i pajisjes mikro-krehër do të lehtësonte këtë problem, sipas studiuesve.

“Përdorimi i kësaj pajisjeje na mundëson një vështrim të detajuar, lidhur me kapacitetin e rrjeteve,që do ta shohim brenda pak disa viteve – veçanërisht kur të fillojmë të lançojmë online teknologjinë 5G, automjete,që drejtohen pa shofer dhe “internet of things”, më gjerësisht.

“Pra, ne do të kemi nevojë për teknologji të reja kompakte si pajisje në madhësinë e gishtërinjve për të zgjeruar kapacitetin e të dhënave që mbajmë në rrjetet tona – për të zvogëluar hapësirën dhe konsumin e energjisë, si dhe kostot, ndërsa rritim normat e përgjithshme të të dhënave. Demonstrimi ynë tregon gjithashtu se pajisja, që prodhuam është në përputhje me infrastrukturën e fibrave optike, që tashmë përdoren në treg”.

The Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0