4 mënyrat si të fitoni më shumë duke punuar më pak - Business Magazine Albania

4 mënyrat si të fitoni më shumë duke punuar më pak


A je ti një nga ta persona të cilitë mendojnë se për të fituar shumë duhet të punosh shumë? Kështu mendoja dhe unë, deri në momentin që fillova ta rrethoja veten me sipërmarrës të suksesshëm të cilat i kanë vënë në vijë të gjitha dhe tashmë biznesi funksionon me ose pa praninë e tyre.

Ja cilat janë disa gjëra që mund të bëni për të fituar më shumë para duke punuar më pak:

1. “Shtiru sikur” je aty ku duhet.

Ji i qartë me qëllimet e tua dhe llojin e jetës që dëshiron të kesh. Sa para dëshiron të fitosh? Çfarë biznesi dëshiron të kesh? Tani, mendo njerëzit të cilët kanë të njëjtin nivel të cilin aspiron të arrish. Çfarë kanë ata ndryshe nga ty? Çfarë bëjnë ata ndryshe nga ty?

Për t’a bërë këtë dëshirë sa më konkrete, sillu sikur tashmë ti je aty ku dëshiron të jesh. Një sugjerim është të merni një asistent. Ti mund të thuash, “Si mund t’a përballoj unë një asistent”. Në ditët e sotme ju mund të gjeni online asistent për më pak se 3 dollarë për orë (e thënë ndryshe me një pagesë minimale). Nëse nuk ecën me hapin e kohës atëherë shancet e tua për t’u bërë sipërmarrës janë të pakta.

2. Fokusohu te të ardhurat dhe aktivitetet kryesore.

Për të gjithë dita ka 24 orë, por si është e mundur që disa persona arrijnë të bëjnë më shumë gjëra në të njëjtën sasi kohe? A kanë ata ndonjë fuqi mbi-njerëzore të cilën unë nuk e kam?

Pyete veten, “Cilat janë të ardhurat më të larta dhe aktivitetet më të mira që mund të shfrytëzoj për biznesin tim?”. Ata i përdorin këto metoda për të realizuar detyrat e shumta. Mos lejo që të kontrollohesh nga axhenda e dikujt tjetër (email-e dhe telefonata) deri sa të kesh realizuar objektivat kryesore që keni zbuluar.

3. Rrethoje veten me njerëz të rëndësishëm.

Sipërmarrësi Jim Rohn ka thënë, “Ti je mesatarja e pesë njerëzve me të cilët kalon më shumë kohën.” Kush është 5-shja jote? A po jetojnë ata jetën që ti do të doje të kishe? Nëse jo, atëherë çfarë tregon kjo për ty dhe perspektivat e tua?

Nëse do që biznesi jot të jetë i suksesshëm dhe të keni më shumë kohë për veten, shoqërohuni me njerëz të cilët e kanë këtë stil jetese dhe mund të japin shumë këshilla gjatë rrugës. Një nga mentorët e mi Mark Anthony Bates ka thënë, “Është e vështirë të lexosh etiketën nëse ndodhesh brenda në kuti.” Shumë pak njerëz mund ta shohin veten objektivisht në pasqyrë dhe t’i japin vetes kritika të përshtatshme konstruktive.

Kjo është ajo që bën një mentor. Ky individ është në gjendje të shoh objektivisht dhe të të këshilloj bazuar në eksperiencën e tij/e saj.

4. Praktikohu. Përmirësohu.

Mendja jote është aseti më i mirë që ti zotëron për sa kohë që ti di si t’a përdorësh. Disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm kanë një ritual të përmirësimit të vetes çdo ditë. Sfidoje veten që çdo ditë 30 minutat e para apo 30 minutat e fundit t’i kalosh duke lexuar një libër apo diçka pozitive e cila do të zhvillojë mendjen tënde dhe do të rrisë aftësitë e tua.

Të jesh sipërmarrës do të thotë të jesh i lirë. Praktikoni këto katër pika në mënyrë që ëndërrat të bëhen realiteti juaj.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0