4 mënyra të zgjuara për të ndihmuar një tjetër biznes të vogël... - Business Magazine Albania

4 mënyra të zgjuara për të ndihmuar një tjetër biznes të vogël, pa shpenzuar më shumë

Në kohët kur “mbështet bizneset lokale” është bërë moto e përhapur, është koha që edhe vetë bizneset e vogla të praktikojnë atë që predikojnë. Por çfarë ndodh kur vetë bizneset e vogla fillojnë të mbështesin njëra-tjetrën? Efekti është më i fuqishëm se ç’mund të imagjinoni!

Lexo gjithashtu: Analizë/ Startup-et në Shqipëri, një ekosistem në zgjerim me sfida dhe potencial!

Bashkëpunime që sjellin fitime të dyanshme

Një prej mënyrave më të thjeshta për të ndihmuar një biznes tjetër është përmes referimeve dhe bashkëpunimeve strategjike. Kur flet me klientët e tu, a i drejton ndonjëherë drejt një shërbimi lokal që nuk e ofron vetë?

“Gjithmonë mendoj se si mund të ndihmojmë klientët tanë dhe shpesh kjo përfshin edhe rekomandime për biznese të tjera vendase,” thotë Shilonda Downing, themeluese e Virtual Work Team. Një referim i vogël, mund të jetë një klient i madh për dikë tjetër dhe nesër mund të ndodhë e kundërta.

Mos bli nga “gjigandët”, fillo të blesh nga fqinjët

Sa shpesh blen nga kompani të mëdha për furnizime që mund t’i marrësh nga fqinjët? Craig Ross nga Infantile Industries thekson: “Në një botë digjitale, njerëzit kanë nevojë për kontakt njerëzor. Marrëdhëniet vlejnë më shumë se çmimi.” Një furnitor lokal mund të jetë më fleksibël, më i negociueshëm dhe më afër zemrës së biznesit tënd.

Bëji pjesë në marketingun tënd

Mos e mbaj vetëm për vete audiencën! Etiketo, rekomando, përmend dhe përfshi biznese të tjera në postimet e tua në rrjetet sociale, në fletushka apo në newsletter-in e kompanisë. Vasiliki Gkarmini, bashkëthemeluese e Next Door Goddess, thotë: “Në dhuratat tona, përfshijmë gjithmonë produkte nga biznese të tjera të vogla.” Suksesi yt mund të shtojë edhe suksesin e tyre dhe e anasjella.

Lexo gjithashtu: TV tradicional kundër gjigantëve të botës digjitale: Kush do të fitojë?

Rekomando si profesionist, jo si google

Kur një klient të kërkon diçka që nuk e ofron, a e dërgon te “kërkoje vetë online”? Apo i jep një emër të besuar? John Ross nga Test Prep Insight e përmbledh bukur: “Një rekomandim i sinqertë vlen më shumë se një reklamë. Ndihmon komunitetin dhe forcon besimin te marka jote.”

Pse ka rëndësi?

Statistikat e thonë troç, për çdo 1 dollar të shpenzuar në një biznes lokal, 67 cent mbeten në komunitet. Pothuajse 23 cent shkojnë drejt bizneseve të tjera lokale dhe pjesa tjetër në paga dhe benefite. Një zinxhir i vogël që bën një ndryshim të madh.

Në vend që të luftosh i vetëm, bëhu pjesë e rrjetës lokale

Përfshihu në fushata si “Bli Lokalisht”, merr pjesë në ngjarje të organizuara nga komuniteti, dhe krijo rrjete të vërteta që sjellin klientë, ide dhe bashkëpunime. Sa më shumë bizneset e vogla të bashkëpunojnë, aq më e fortë bëhet ekonomia vendase dhe aq më i qëndrueshëm bëhet edhe biznesi yt.

Pra, mos e shiko “lokalin” si një kufizim, shikoje si një mundësi për rritje të zgjuar, ndikim real dhe lidhje që zgjasin. Sepse kur rritet fqinji, rritesh edhe ti.

business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0