4 mënyra për t‘i bërë punonjësit tuaj ambasadorë të markës

4 mënyra për t‘i bërë punonjësit tuaj ambasadorë të markës


Kur mendojmë për marketing, shpesh mendojmë për marketingun në lidhje me konsumatorët: Si mund t’i bindim konsumatorët të blejnë më shumë produkte ose shërbime tonat?

Por, një tjetër ‘treg’ është gjithashtu i rëndësishëm : punonjësit.

Përse është kaq i rëndësishëm ky treg, proces i cili njihet edhe me emrin ‘’marketingu i brendshëm’’?

Së pari, sepse është mënyra më e rëndësishme e cila i  ndihmon punonjësit të krijojnë një lidhje të fortë emocionale me produktet dhe shërbimet që ofrojmë.

Gjithashtu, njerëzit të cilët kujdesen dhe besojnë te marka për të cilën punojnë, janë  të motivuar të punojnë më shumë dhe besnikëria ndaj kompanisë është më e lartë.

Për fat të keq, në shumë kompani, marketingu i brendshëm pothuajse nuk ekziston.

Ne kemi zbuluar 4 mënyra se si mund të marketoni punonjësit tuaj dhe t’i bëni punonjësit të ‘jetojnë’ vizionin e kompanisë.

1.Komunikoni vizionin tuaj

Nëse i pyesni punonjësit për vizionin dhe misionin e kompanisë, mundësitë janë që secili punonjës do ta artikulojë mesazhin në mënyra të ndryshme. Sigurohuni që punonjësit tuaj i kuptojnë vlerat të cilat po mundoheni t’u ofroni konsumatorëve tuaj. Është e rëndësishme që të gjithë të flasin të njëjtën gjuhë kur bëhet fjalë për ‘kush jemi’’ dhe ‘’çfarë bëjmë’.

2.Njihni punonjësit tuaj

Njihni vlerat, pikat e forta dhe aspiratat e çdo punonjësi për të kuptuar si puna e çdo punonjësi përshtatet me të gjithë panoramën e kompanisë. Sa më mirë t’i kuptoni, më e thjeshtë do të jetë që ata të mbështesin markën. Gjitashtu kushtojini rëndësi ambjentit fizik, teknologjik dhe proceseve. Nëse marka juaj është e fuqishme mjaftueshëm, ajo do të tërheqë njerëzit e duhur që dëshironi të punojnë për kompaninë tuaj.

3.Punësoni njerëzit e duhur

Menaxhimi i burimeve njerëzore duhet të jetë një element i rëndësishëm në procesin e ndërtimit të markës. Përse? Sepse njerëzit janë asetet më të rëndësishme të kompanisë. Ata janë ambasadorët e vërtetë të markës. Rekrutimi dhe punësimi duhet të jetë i lidhur fort  me premtimet e markës që të tërhiqni njerëzit e duhur për kompaninë. Shumë kompani e kanë kuptuar këtë. AirBnB e bën këtë gjë. Misioni i kompanisë është të krijojë një botë ku çdokush i përket dhe është i trajtuar me dinjitet dhe respekt.

4.Lërini punonjësit të drejtojnë dhe të flasin me zërin e tyre

Imagjinoni një punonjës i cili u shërben shumë klientëve çdo ditë, por që i ka duart ‘të lidhura’   sepse duhet të bëjë çdo ditë saktësisht çfarë i është thënë të bëjë.

Jepuni punonjësve disa mundësi për të bërë atë çfarë ju do të bënit në disa situata.

Duke i ndihmuar punonjësit që të shprehin opinionet e tyre ju i bëni ata ambasadorë dhe përkrahës të markës.

Southwest Airlines u dha mundësinë punonjësve të çdo departamenti që të dizenjonin uniformat e reja, dhe punonjësit u shprehën se ishte një eksperiencë e paharrueshme. Southwest u jep punonjësve liri të jenë vetvetja dhe pranohen për sugjerimet e tyre. Punonjësit e lumtur do të bëjnë dhe konsumatorët të lumtur.

Inkurajoni punonjësit të jenë vetvetja, trajtojini si ju do të donit të trajtoheshit dhe kështu mund  fitoni një ambasador të markës. Mbështetja që një punonjës i bën markës është më e fuqishme sesa një ambasador marke i paguar ose opinioni i drejtuesit të kompanisë.

Kristi Dhana, Koordinatore Marketingu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0