4 gjërat e fundit që duhen marrë parasysh përpara se të pranoni një ofertë!  - Business Magazine Albania

4 gjërat e fundit që duhen marrë parasysh përpara se të pranoni një ofertë! 

4 gjërat e fundit që duhen marrë parasysh përpara se të pranoni një ofertë! 

Keni kaluar ditë duke menduar për CV-në tuaj, javë duke pritur për një përgjigje dhe pauza të gjata e të heshtura duke artikuluar mendërisht çdo përgjigje të intervistës. Të gjitha këto përpara se të duroni një pritje tjetër në dukje të pafund, pritjen për të mësuar nëse jeni fitues në pozicionin që keni kandiduar. Dhe me në fund erdhi përgjigja që prisnit. Kjo ju entuziazmon shumë dhe ju jeni gati të nënshkruani direkt, pa i dhënë shumë shumë rendësi punës që po pranoni. Këtu janë disa detaje që duhet të rishkoni përpara se të hidhni firmën tuaj:

 

  1. A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të negocioni?

Nëse jeni gati të nënshkruani kontratën tuaj, ndoshta keni negociuar tashmë pagën tuaj (dhe nëse nuk e keni bërë, çfarë po ju ndalon?). Por mos harroni se, në varësi të situatës suaj, mund të jeni në gjendje ta rregulloni ofertën tuaj në mënyra të tjera. Për shembull,përpara se të merrni një vendim, mendoni për faktorë të tjerë që mund të rrëzojnë peshoren, si orari fleksibël i punës ose ndarja e fitimit pasi kompania të arrijë një pikë referimi të specifikuar.

 

  1. A ka ndonjë gjë në kontratën tuaj që nuk e kuptoni?

Për shembull, nëse kontrata thote se përfshihet ndarja e fitimit, sa specifikohet se çfarë do të thotë kjo, kur do të fillojë kjo, ose si do të kryhet kjo pagesë? A ka kontrata juaj një liste konfuze përfitimesh, të drejtash dhe detyrimesh të tjera? Në entuziazmin e marrjes së një oferte pune, është joshëse t’i hedhësh poshtë këto detaje paksa konfuze, duke supozuar se do të kuptosh gjithçka më vonë gjatë rrugës. Por kur nuk është e shprehur në terma solidë, ose kur ju nuk e kuptoni plotësisht, mund të funksionojë kundër jush, ose minimalisht, mund t’iu zhgënjejnë duke mos u përmbushur.

 

  1. Largësia me vendin e punës. Sa gati jeni të udhëtoni?

Para se të merrni vendimin tuaj përfundimtar, vlerësoni këtë detaj që duket i parendësishëm. Sa do t’iu duhet të udhetëtoni për të shkuar në punë dhe si do të ndikojë kjo në rutinën tuaj të përditshme. Për disa, një orë udhëtim mund të jetë puna e ëndrrave të tyre. Për shumë të tjerë, ai udhëtim mund të jetë torturë.

 

  1. A është koha e duhur?

Mund të jetë një detaj i vogël, por sigurohuni që të merrni parasysh se kurdo të filloni punën tuaj të re, nëse ju vendosni ta pranoni ofertën që keni përpara. Punëdhënësi juaj i ardhshëm ndoshta është i etur për t’ju marrë në bord sa më shpejt të jetë e mundur,por a është kjo gjë e mundur për ju? themuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0