4 është numri magjik! COCO-MAT, si të flesh në natyrë - Business Magazine Albania

4 është numri magjik! COCO-MAT, si të flesh në natyrë

Njihuni me dyshekun me 4 shtresa. Natyra u përket të gjithëve, krevati juaj ju përket vetëm juve dhe në COCO-MAT ju mund të krijoni sistemin tuaj personal të gjumit me 4 shtresa, duke kombinuar shtresat e ndryshme te dyshekut të krijuara nga materialet më të mira të ardhura nga natyra.

Nga qafa dhe shpatullat, te beli dhe këmbët, trupi i njeriut ka nevojë për mbështetjen e duhur gjatë gjumit. Megjithatë, çdo pjesë është e ndryshme në formë dhe peshë dhe kjo ngre pyetjen se si të ofrohet mbështetje e duhur për të gjithë.

Përgjigjia vjen nga kombinimi i materialeve shumë elastike dhe ato më pak elastike, si goma natyrale dhe fibra e kokosit.

Gama e plotë e materialeve natyrore vjen me avantazhe të pakufizuara:

  • Fibër kokosi e gomuar (qëndrueshmëri, izolim dhe ventilim)
  • Gome natyrale (elasticitet)
  • Leshi (rregullim natyror i lagështisë)
  • Pambuku (hipoalergjik natyral)
  • Qime kali (rregullim i lagështisë)
  • Alga deti (për të qetësuar frymëmarrjen)
  • Pupla pate (ngrohtësi e këndshme, aftësi për të marrë frymë)

Një dyshek i dizenjuar me një sistem, që amortizon të gjithë presionin, goditjen dhe fërkimin, rishpërndan me profesionalizëm peshën në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e shtratit. Dysheku është punuar ekskluzivisht me dorë.

Lexo: Fli në natyrë, motoja e brandit europian të dyshekëve dhe tekstileve handmade

Përbëhet nga dru ahu, me latex natyral dhe siguron elasticitet maksimal, mbështetje izometrike, qarkullim të përsosur të ajrit.

Dysheku më i mirë udhëton kudo nëpër botë si në Greqi, New York, Milano, Madrid, Barcelonë, Paris, Berlin, Hamburg, Antwerp, Amsterdam, Arnhem, Roterdam, Kore, Kinë, Arabia, Saudite dhe më shumë.

Shijoni gjumin tuaj me COCO-MAT!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0