4 elementë që çdo lider do të njohë për empatinë - Business Magazine Albania

4 elementë që çdo lider do të njohë për empatinë

~4 minuta lexim


Melinda Gates është një filantrope amerikane dhe ish-menaxherja e përgjithshme në Microsoft. Melinda Gates zgjodhi një fjalë të vitit: Ndjeshmëria.

Sipërmarrësit janë të ndjeshëm sepse kuptojnë pikën e dobët tek konsumatorët për të bërë zgjedhjen e duhur, për të plotësuar nevojat e klientëve. Ndjeshmëria nuk është e mirë vetëm për sa i përket fushës së biznesit, por është e mirë edhe për njerëzimin. Do të shohim sesi ndjeshmëria ndikon në vendin e punës dhe ndjeshmërinë si udhëheqëse për të drejtuar të tjerët.

Marc Lore na njeh me dështimet dhe sukseset e saj por ajo çfarë është më e rëndësishme janë mësimet që ajo ka nxjerrë prej tyre.

Empatia mund të mësohet. Brene Brown e përqas ndjeshmërinë me marrëdheniet. Satya Nadella e lidh ndjeshmërinë me novacionin dhe Tim Cook e me idenë e të qënurit gjithëpërfshirës. Hulumtimi tregon se ata që besojnë se ndjeshmëria mund të zhvillohet, angazhohen për realizimin e saj.

Ndjeshmëria është ngjitëse. Për të patur një ekip me një sjellje të ndjeshme duhet të filloni nga vetja juaj. Ju jeni pasqyra e ekipit tuaj dhe ju do t’i drejtoni ata drejt suksesit që të formojnë një kulturë e cila ju jep besim dhe gjithëpërfshirje.

Lexo: 7 aftësi që do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet tuaja me njerëzit

Ndjeshmëria kërkon lidhje, ne gjithmonë jemi në kërkim të një ndjenje brenda vetes tonë për t’u përshtatur me individët e tjerë.  Marc Lore thotë: “Kam gjetur mënyrën më të mirë për t’u lidhur me një individ: ndërtimi i besimit dhe të qënurit transparent për dobësitë e tua”.

Ndjeshmëria mund të jetë sfiduese. Të jesh i ndjeshëm në një situatë të caktuar vjen më natyrshëm kur keni qënë i pranishëm në të njëjtën situatë. Kjo na lejon që t’i prekim dhe një herë ndjenjat dhe në këmbim t’i ndajmë me të tjerët.

Kur ndjeshmëria nuk është recioproke mos u dorëzoni. Do të vijë një moment kur ajo do jetë sfiduese dhe do keni më shumë anë pozitive në kthim.

Amantia Kullolli

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0