Pikërisht ato të cilat kërkon cdo kompani. Por teknologjia mund të jetë aleati i një mendje të mprehtë.
Ja kush janë 4 aplikacionet të cilat ju ndihmojnë në punën tuaj:
1. F.lux
F.lux është një platformë e ngjashme me atë të Apple Night Shift, e cila ndryshon automatikisht ngjyrën e monitorit tuaj. Rregullimet bëhen në bazë të orës dhe vendndodhjes tuaj gjeografike. Në thelb, sa më shumë që afrohet ora për të shkuar në shtrat aq më tepër ky program i ul ndricimin blu ekranit tuaj. Shkencëtarët kanë thënë se ndricimi blu mund të pengojë trurin për tu shlodhur dhe të ndikojë te gjumi, kështu që ky aplikacion në teori ju përmirëson edhe gjumin.
2. Eyeleo
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i kompiuterit dhe pajisjeve të tjera me ekran shkaktojnë lodhje dhe dobësim të shikimit. Ky është një problem dhe sipas American Optometric Association, një punonjës i zakonshëm shpenzon rreth 7 orë përpara kompiuterit. Ata kanë thënë gjithashtu se është e rëndësishme që truri të shlodhet herë pas here gjatë ditës dhe më idealja është cdo 90 minuta.
Eyeleo është një aplikacion i thjeshtë i cili ju kujton se duhet të bëni pushime të rregullta, të ngriheni në këmbë, të pushoni sytë. Aplikacioni përfshin pushimin e shkurter dhe atë të gjate. I shkurtri ofron ushtrime për sytë, ndërsa i gjati ju bllokon ekranin në mënyrë që të pushoni dhe mos ‘mashtroni’ programin.
3. Posture Man Pat
Postura nuk prek vetëm qafën dhe shpinën. Ajo ndikon edhe te humori, tretja dhe frymëmarrja e qarkullimi i gjakut. Nëse je i mërzitur, ke dhimbje dhe nuk po merr oksigjenin që të nevojitet, me shumë mundësi nuk do të fokusohesh dhe nuk do performosh sic duhet. Pra, Posture Man Pat, përdor webcamin tuaj për të monitoruar lartësinë e kokës. Nëse përkulesh, aplikacioni të lajmëron me një zhurmë audio. Nëse ke një posturë apo qëndrim të keq, përdoreni aplikacionin në periudha më të limituara për ta lënë trupin tuaj të mësohet.
4. Cold Turkey
A e gjeni ndonjëherë veten duke hyrë në Facebook apo duke parë emailin ndërkohë që duhet të ishit duke punuar? Ose shpesh kontrolloni faqet e ndryshme dhe nuk e shmangni dot këtë? Kjo nuk është dicka për tu habitur, pasi truri është i ndërtuar për të kërkuar atë që përbën risi dhe do ju japë një shkulm dopamine sa herë që përfundoni një pune ose zbuloni dicka të re. Por sipas shkencëtarëve, të merresh me disa gjëra njëkohësisht mund të jetë e lodhshme për trurin. Cold Turkey bën pikërisht për ju në këtë rast, pasi ju lejon të bllokoni faqe të caktuara në mënyrë që të fokusoheni vetëm në punën tuaj.
Është e rëndësishme të dimë se këto aplikacione kanë nevojë për më tepër verifikim për të parë se sa të dobishme janë. Por ato nuk janë pa baza. Mendoni për nevojat dhe zakonet tuaja dhe zgjidhni se kush ju duhet më tepër.
Burimi: inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.