4.1 milionë dollarë në kriptovaluta janë dërguar për ushtrinë ukrainase që nga pushtimi i Rusisë - Business Magazine Albania

4.1 milionë dollarë në kriptovaluta janë dërguar për ushtrinë ukrainase që nga pushtimi i Rusisë

Donacionet që i dërgohen ushtrisë ukrainase në kriptovaluta si bitcoin janë në miliona dollarë, sipas të dhënave të reja nga firma analitike e blockchain Elliptic.

Hulumtimet tregojnë se 4.1 milionë dollarë në kripto janë mbledhur nga organizata joqeveritare dhe grupe vullnetare në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë një donacion të vetëm 3 milionë dollarë të premten herët.

Vetëm të enjten, një OJF mori mbi 675,000 dollarë në bitcoin dhe deri të premten në mëngjes, ky numër ishte rritur në më shumë se 3.4 milionë dollarë.

Për vite me radhë, grupet vullnetare kanë luajtur një rol kritik në konfliktin Rusi-Ukrainë. Këto organizata kanë shtuar punën e ushtrisë së Ukrainës duke ofruar burime dhe fuqi punëtore shtesë. Kur presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç u rrëzua në vitin 2014, legjione vullnetarësh të organizuar u ngritën për të mbështetur protestuesit.

Në mënyrë tipike, këto organizata marrin fonde nga donatorë privatë nëpërmjet degëve bankare ose aplikacioneve të pagesave, por kriptovalutat si bitcoin janë shfaqur si një metodë alternative e rëndësishme financimi, pasi ato lejojnë donacione të shpejta, ndërkufitare, të cilat anashkalojnë institucionet financiare që mund të bllokojnë pagesat në Ukrainë.

Lexo edhe: Banka Qendrore e Ukrainës pezullon transfertat elektronike të parave, duke forcuar përdorimin e kriptove

Por, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë donacionet e kriptove drejtpërdrejt.

Një deklaratë në faqen e internetit të qeverisë tha se “legjislacioni kombëtar nuk e lejon Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës të përdorë sisteme të tjera pagesash (“Webmoney”, “Bitcoin”, “PayPal”, etj.)”.

Kjo do të thotë se ndërsa ushtria mirëpret donacione për logjistikë dhe mbështetje mediale, ato kontribute duhet të kalojnë përmes kanaleve të pagesave.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0