Femrat mbajnë 30% të pasurisë private në botë, dhe pjesa më e madhe prej tyre janë ato që e kanë ngritur vetë pasurinë e tyre, sipas një raporti të fundit të Boston Consulting Group.
Për herë të parë në 6 vite, raporti i pasurisë vjetore globale vëzhgoi specifikisht femrat dhe rezultati ishte se midis atyre femrave me kapital privat prej 100,000 $ ose më shumë, 44% e tyre e kanë ngritur të tërën me forcat e tyre, që do të thotë se ato kanë qenë sipërmarrëse ose punonjëse të kompanive dhe e kanë bërë pasurinë e tyre në mënyrë të pavarur. Pjesa tjetër prej 27 % e kanë trashëguar pasurinë e tyre, 15 % e kanë bërë nëpërmjet bashkëshortëve, 9 % prej divorceve dhe 5 % nga një miksim i këtyre kategorive.
Anna Zakrzewski nga Boston Consulting Group theksoi se “hendeku i pagesave midis gjinive po zvogëlohet” për kategorinë e femrave të cilat e kanë bërë vetë pasurinë e tyre. Në total, pasuria e këtyre femrave të marra në shqyrtim i shton 39.6 trilionë $ ekonomisë globale, afërsisht e njëjtë me pasurinё 37 trilionë $ të rajonit të Paqësorit Aziatik e vendosur në prona private.
Që prej raportit më të fundit të BCG rreth pasurisë private të femrave, publikur në 2010-n bazuar në të dhënat e 2009-s, pasuria totale globale e femrave ishte rritur me 3%. Prej 2009-s, kontributi i fermave në ekonominë globale është 2 % më e lartë tani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto