31 vendet më të sigurta në botë

31 vendet më të sigurta në botë


Instituti për Ekonominë dhe Paqen publikoi Global Peace Index 2018, i cili rendit vendet në mbarë botën se sa të sigurta janë ato.

Raporti renditi 163 vende se sa paqësore janë ato. Renditja përcaktohet nga 23 faktorë, të cilët përfshijnë përqindjen e vrasjeve, terrorin politik dhe vdekjet nga konflikti i brendshëm.

Për të 11 vit kombi i vogël verior i Islandës u rendit si vendi më i sigurtë në botë. Me rreth 300,000 njerëz, norma e krimit në Islandë është e vogël, me vetëm 1,8 vrasje për 100,000 njerëz në vit. Kjo është rreth një e treta e shkallës së vrasjeve në SHBA.

Lexoni: Florian Çota: “Siguria dhe Shëndeti në punë një përgjegjësi dhe sfidë për të gjithë.”

Shumica e vendeve në “Global Peace Index 2018” ishin perëndimore, megjithëse një grusht ekonomish të zhvilluara në Azi, si dhe vende të vogla ishullore ishin pjesë e kësaj renditjeje.

“Global Peace Index 2018” renditi vendet nga indeksi më i ulët deri tek më i larti, kështu që sa më i ulët numri, aq më i sigurtë vendi. BusinessMag ju sjell listën më poshtë.

Letonia – 1.689
Spanja – 1.678
Botsvana (Vend në Afrikën e Jugut) – 1.659
Kili – 1.649
Kroacia – 1.639
Bullgaria – 1.635
Malajzia – 1.619
Rumania – 1.596
Hollanda – 1.574
Sllovakia – 1.568
Belgjika – 1.560
Mauritius (Ishull në Oqeanin Indian) – 1.548
Butani – 1.545
Hungaria – 1.531
Gjermani – 1.531
Norvegjia – 1.519
Finlanda – 1.506
Suedia – 1.502
Australia – 1.435
Zvicra – 1.407
Sllovenia – 1.396
Irlanda – 1.393
Japonia – 1.391
Singapori – 1.382
Republika Çeke – 1.381
Kanadaja – 1.372
Danimarka – 1.353
Portugalia – 1.318
Austria – 1.274
Zelanda e Re – 1.192
Islanda – 1.096

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0