Gjirafa feston 3 vjetorin e themelimit të saj

Gjirafa feston 3 vjetorin e themelimit të saj


Sot kompania më e avancuar e teknologjisë, motorri i kërkimit shqiptar Gjirafa feston 3 vjetorin e lançimit zyrtar.

Gjirafa.com është motorri i parë kërkimor në Gjuhën Shqipe, që falë punës së palodhshme dhe zhvillimit të vazhdueshëm ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. 

Lexoni: Gjirafa fiton vendin e parë në Silicon Valley

Gjirafa u lançua për herë të parë në datën 9 Tetor 2014. Sot ajo numëron rreth 80 anëtarë të ekipit dhe përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë më shumë se 160 milionë faqe në gjuhën shqip nga i gjithë interneti, si dhe më shumë se 10,000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip.

Themeluesi dhe CEO i gjirafa.com, Mërgim Cahani shpreh mirënjohje dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi nga themelimi e deri sot, përmes një postimi në facebook.

Nëse në shtetet e zhvilluara i ke të gjitha ato shërbime online, pse mos t’i kemi edhe ne? Ne, jo vetëm që mendojmë se kjo është e mundur, por edhe kemi treguar në vazhdimësi që jemi duke e bërë dhe nuk do të ndalemi,” përfundon fjalën e tij Mërgimi.

Nuk na ngelet gjë tjetër për të thënë veçse t’i urojmë shumë suksese dhe sa më shumë vite të tjera plot sukses Gjirafa.com dhe stafit të saj.

Lexoni: Startup-i shqiptar Gjirafa.com merr $2 milionë investim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0