3 tipare të njerëzve që janë të domosdoshëm në punë

3 tipare të njerëzve që janë të domosdoshëm në punë


Siguria e punës mund të jetë e vështirë sidomos kur pozicionet janë të përkohshme. Tashmë nuk është koha të punoni gjithë jetën për një punëdhënës. Megjithatë, shumë njerëz dëshirojnë që të paktën të jenë ata që vendosin të qëndrojnë apo të shkojnë. Të njohësh tiparet e punëdhënësit  është një mënyrë efektive dhe e mençur për t’u rritur profesionalisht.
Jeni një njeri që bëni para

Njerëzit që kryejnë punë, ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e të ardhurave. Nëse mund të përcaktoni sasinë e parave që keni shtuar në vijën fundore të punëdhënësit tuaj dhe e dini se është më shumë se ajo e kolegëve tuaj, atëherë ju e keni vënë veten në një pozitë të mirë. Pjesë e një stafi të mirë duhet të jetë një person që e çon punën përpara. Ky njeri me këto cilësi të mira, gjithmonë do të rrethohet nga njerëz ziliqarë dhe që do t’a urrejnë.

Persona të tillë të aftë i duhen çdo kompanie sepse kompania nuk mund të përballojë humbjen e të ardhurave të saj dhe marrëdhëniet me klientëtPersona të tillë i bëjnë mirë kompanisë si nga rritja e emrit edhe nga rritja financiare.

Ju bëni punën që shefi juaj nuk dëshiron t’a bëjë

Marrja e disa gjërave nën menaxhim është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sigurinë në punë. Shumë gjëra janë për t’u bërë. Kështu që për mbarëvajtjen e kompanisë do të jeni të detyruar të bëni edhe punë që nuk i pëlqeni apo i urreni. Ja një shembull i këtij rasti.

Një menaxher i burimeve njerëzore, do të duhej të largonte nga puna njërin nga punonjësit e tij. Por, dilema ishte e madhe për faktin se secili prej tyre kishte cilësi të veçanta, njëri ishte rekrutues dhe super i talentuar. Kishte aftësi shumë të mira për përthithjen e kandidatëve të duhur për kompaninë. Personi tjetër ishte një grua, e cila ishte më pak e aftë, megjithëse bëri shumë mirë punën që menaxheri urrente t’a bënte. Kush mendoni se e mbajti vendin e punës? Nuk ishte rekrutuesi ylli i rrokut.

Lexo: Disa mënyra për të drejtuar dhe motivuar ekipin tuaj

Ju mundësoni punësimin e më pak personave nga se punësojnë të tjerët

Kur kushtet e tregut të punës të kthehen në rënie, gjëja e parë që bëjnë punëdhënësit është se presin të ulin shpenzimet. Listat e pagave vlerëson çdo punonjës në bazë të kontributeve që ka dhënë. Kur menaxherit i kërkohet të listojë performancën e punonjësve nga më e mira deri tek më e keqja është disi e vështirë. Sipas studimeve të tij (menaxherit), rezultoi se personat që qëndronin më poshtë në listë kishin një rrogë më të mirë se performuesit më të mirë. Pra, nëse nuk jeni një mason dhe nuk bëni punët që kërkon shefi, ju nuk mund të qëndroni. Njerëzit me vlerësim më të ulët të  performancës bëhen pengesë dhe “ndotës”. Në ana tjetër, nëse renditeni më lartë dhe paguheni më pak, ju jeni një portier.

P.S. Sa më shpejt që të përgatiteni, aq më mirë do të jeni.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0