Nëse nuk jeni fans i dy ‘superfuqive’ të teknologjisë, iPhone dhe Samsung, BusinessMag Albania ju sugjeron 3 telefonat më të rinj të prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve 2017 (Mobile World Congress 2017):
Blackberry, ka lançuar një telefon të ri QWERTY të quajtur KEYone.
Me një trup metalik, karakteristika klasike të BB si: butoni me ndejshmëri, 52 butona të programuar, një ekran të fortë 4.5 inç, 2 kamera jo dhe aq të këqija dhe sistemin Android 7.0 Nougat, KEYone është BlackBerry më i mirë i të gjitha kohërave.
Përdoruesit e Android dhe iPhone ndoshta mund t’i ndërrojnë telefonat e tyre të dashur nëse kanë nostalgji për tastierën me të cilën KEYone është i pajisur. Të paktën diçka është e sigurt, Kim Kardashian (fanse e madhe e BB) do të jetë e para që do ta blejë këtë telefon.
LG G6
LG G6 vjen me një ekran të madh 5.7 inç (me një gjatësi pamjeje 18:9), dizajn shumë të bukur metalik dhe disa përmirësime të mëdha kahasuar me parardhësit e tij.
Telefoni ka një kamerë për selfie 5-megapixel dhe kamera e pasme është disi delikate. Megjithatë, edhe pse ky telefon nuk është një perfeksion, përditësimet e fundit e bëjnë atë akoma të vlefshëm si konkurent në treg.
Sony Xperia XZ Premium
Produkti më i shitur i Sony për momentin është Xperia XZ Premium. Ai zotëron një ekran fantastik 5.5 inç dhe është telefoni i vetëm në botë me një rezolucion 4K dhe suport High Dynamic Range (HDR).
Përveç ekranit spektakolar, XZ Premium është gjithashtu telefoni i parë në botë që kap super slow-motion video me 960 imazhe në sekondë.
Edhe pse dizajni lë për të dëshiruar ky është një telefon fantastik. I pajisur me proçesorin Snapdragon 835, ka një memorie të zgjeruar dhe aftësi audio të mahnitshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto


