3 Shenjat që tregojnë se ju jeni një sipërmarrës

3 Shenjat që tregojnë se ju jeni një sipërmarrës


SIPËRMARRJA është një instikt. Disa e kanë të lindur e disa jo. Ekzistojnë 3 mënyra për të kuptuar nëse je i programuar për të qenë i tillë. Përtej gjenetikës, këto janë disa shenja të tjera.

Ti i kupton njerëzit

Të kuptosh njërëzit se çfarë i bën ata të shkëlqejnë është një cilësi e një personi të suksesshëm. Sipërmarrja lidhet me marrëdhëniet, për të lançuar një biznes nevojitet pasion, energji, inteligjencë dhe kreativitet. Suksesi është i limituar nga këto burime njerëzore, por vetë burimet janë pa limit. Maksimizo marrëdhëniet e tua, si me punonjësit, klientët dhe konkurrentët dhe përfitimet do t’ju ndjekin. Mos investo në produkte, investo në njerëz. Ky është çelësi i suksesit.

Lexoni: Ja cila është arsyeja pse dështojnë sipërmarrësit

Të njohësh pikat e tua të dobëta

Është mirë të kuptosh veten, por veten a arrin ta kuptosh? Njohja e vetes është thelbësore në botën e sipërmarrjes.

Të gjithë kanë pikat e tyre të dobëta, qoftë për të bërë llogari, gabimet drejtshkrimore apo hartimi i një projekti në Exel. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si i trajtoni dobësitë tuaja, nëse silleni sikur ato nuk ekzistojnë apo i pranoni dhe përpiqeni t’i përmirësoni. Vetëm kjo e fundit do t’ju ndihmjë të keni progres.

Njerëzit e suksesshëm ndërtojnë një skuadër që plotëson të gjitha hapësirat. Askush nuk mund t’i bëj të gjitha, por të gjithë mund të bëjnë diçka.

Lexoni: ÇFARË LEXOJNË SIPËRMARRËSIT SHQIPTARË?

Ti je i drejtë

Qarkullon një mit se njerëzit e suksesshëm janë të pamëshirshëm. Epo nuk qëndron kështu.

Një nga gjërat më të rëndësishme në jetë është të jesh i drejtë, të jesh i arsyeshëm. Edhe në biznes nuk ka ndonjë ndryshim. Secili sipërmarrës ka nevojë të gjejë formulën e tin Win-Win (fitore-fitore), një qasje në të cilën ata mund të shkëlqejnë pa kompromentuar suksesin e të tjerëve. Ji i drejtë, i arsyeshëm, i suksesshëm. Kjo është renditja.

Sipërmarrja është një botë kaotike e mbushur me surpriza, dhe këto karakteristika janë absolutisht jetësore nëse doni të keni një shans.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0