3 momentet më të këqija për të blerë një makinë


Blerja e një makine është një vendim i madh. Përveç markës së makinës, ju duhet të bëni dhe disa zgjedhje të tjera si: a do të bleni një makinë të re apo të përdorur, nëse do të merrni kredi apo do ta paguani me para në dorë, çfarë karakteristikash duhet të ketë ajo, etj.

Por një faktor tjetër i rëndësishëm për blerësit e makinës është periudha në të cilën ata e blejnë makinën. Për t’iu ndihmuar me këtë vendim, BusinessMag Albania ka përzgjedhur 3 momentet më të këqija në të cilat ju nuk duhet të bleni një makinë:

1. Periudha e pranverës

3-momentet-te-keqija-per-te-blere-nje-makine-businessmag

Sipas USAA, periudha e pranverës është periudha gjatë së cilës njerëzit janë duke shijuar motin e mië dhe shumë prej tyre i kanë xhepat plot – sepse tashmë festat e fundvitit kanë përfunduar. Shitësit nuk kanë shumë kokurencë, prandaj ata nuk ofrojnë të njëtat ulje si në periudhën e ngadaltë të vitit.

Pra, kur është periudha e duhur për të blerë një makinë? Muajt e dimrit dhe fundviti janë momentet më të përshtatshme për të këkuar makina me ulje. Në pritje të vitit të ardhshëm, shitësit duhet të përmbushin kuotën e shitjeve prandaj çmimet ulen dhe shitjet rriten – veçanërisht gjatë festave.

Nëse nuk prisni dot deri në fund të vitit, ju mund të gjeni çmime të leverdisshme për makina ne fund të muajit ose në fund të tremujorshit.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga çmimet e modeleve të vjetra kur pikat e shitjeve promovojnë modele të reja të makinave, në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.

2. Kur karta e kreditit apo llogaria juaj bankare është e ulët

3-momentet-te-keqija-per-te-blere-nje-makine-businessmag

Disa konsumatorë bëjnë blerje duke u bazuar te gjendja e tyre financiare në të ardhmen, duke harruar gjendjen e tyre financiare aktuale. “Unë i kam shlyer të gjitha borxhet, tani situata ime financiare do të përmirësohet” apo “Unë do të filloj një punë të re së shpejti, kështuqë rroga ime do të jetë më e lartë,” kështu arsyetojnë disa njerëz. Por në këto situata, këta blerës shpesh detyrohen të marrin borxhe për të shlyer paratë e blerjes së makinës. Prandaj nëse doni të bleni një makinë sigurohuni që jeni në gjendje të paguani për të dhe mos harroni që pas blerjes iu duhet dhe një thes me para për ta mbajtur.

3. Blerjet e momentit

3-momentet-te-keqija-per-te-blere-nje-makine-businessmag

Kur bëni një blerje të momentit, ju nuk arrini të mendoni për detajet e kësaj blerjeje. Makinat njihen si blerje të momentit dhe kjo jo për faj të shitësve të zgjuar. Le ta pranojmë, shumica e makinave që ju shihni në showroom-e apo në vitrinat e dyqaneve janë shumë tërheqëse. “Makina ime mund të parkohet vet,” – mendoni ju ndërkohë që po firmosni “qorrazi” blerjen e saj.

Fatmirësisht, proçesi i blerjes së makinës ka ndryshuar pak dhe kërkimi online është hapi i parë që hedh një blerës i interesuar.

Duke parë modele të ndryshme me çmimet përkatëse tashmë blerësi e ka më të lehtë t’i shmanget një blerjeje të çastit të pamenduar mirë.

/CheatSheet

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale