3 Mësime që mund të mësojnë të rriturit prej fëmijëve sipërmarrës! - Business Magazine Albania

3 Mësime që mund të mësojnë të rriturit prej fëmijëve sipërmarrës!


Fëmijët jetojnë në një botë plot me mundësi, ku asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për t’u ëndërruar dhe asnjë ide nuk është shumë e vogël. Për shkak të këtij lloj qëndrimi “mund t’ia dal”, fëmijët që fillojnë bizneset e tyre po mundësojnë atë sukses, të cilin disa të rritur vetëm mund ta ëndërrojnë.

Ne të gjithë mund të mësojmë 1 apo dy gjëra mga këta mini-mogulë. Ja cilat janë tre prej mësimeve më të mëdha të biznesit që të rriturit duhet të marrin prej fëmijëve sipërmarrës, të cilët po i mundin ata.

#1 – Fillo aty ku je

Për shumë fëmijë, ‘dyndja’ e tyre e parë në biznes është tenda e thjeshtë me limonata, shitja e ëmbëlsirave të vogla fqinjëve nga rehati i oborrt tё tyre.

Kur fillon bznesin tënd, mos u deh nga ajo se çfarë kërkon të bëhesh në fund. Në vend që të bësh këtë, fokusohu në atë që bën tani. Merrni këtë sugjerim nga fëmijët dhe filloni me pak, pikërisht nga aty ku jeni.

Asnjë më mirë se Mikaila Ulmer e di këtë, pronarja 11-vjeçarja e tendës së limanatave Me & the Bees Lemonade. Ulmer e nisi kompaninë e saj kur ishte vetëm 4 vjeç, duke gjetur frymëzim në recetën pa sheqer të gjyshes së saj, e cila përdorte mjaltin si ëmbëltues natyral.

Pasi e nisi me pak, Ulmer ka mundur ta rrisë kompaninë e saj dhe të konkurrojë raftet e dyqaneve tё brandeve tё mëdha. Vetëm këtë vit, Me & the Bees Lemonade arriti një marrëveshje shpërndarjeje prej 11 milionë $ me Whole Foods.

#2 – “JO” nuk është një derë e mbyllur

Pengesa të vogla apo të mëdha, kërkoni mundësitë për të ecur përpara, dhe mos ngecni në zhgënjim.

Kur 14-vjeçari Moziah “Mo” Bridges mori pjesë në Shark Tank, të 5-të investitorët nuk e aprovuan ndërmarrjen e tij të kravatave Mo’s Bows. Por Bridges, që ishte 11 vjeç në atë kohë, nuk e lejoi këtë pengesë që ta ndalte atë për të vazhduar ëndrrën e tij. 5 vite më vonë, biznesi po ecën mirë për djaloshin nga Memphis, ëndrra e të cilit është të pranohet në Parson’s School of Design në Nju Jork dhe të nisë linjën e tij të veshjeve. Edhe përse shfaqja e tij në TV nuk i siguroi atij një marrëveshje, ajo e prezantoi atë me mentorin e tij, Daymond John.

#3 – Kërko një partner që ndan të njëjtat qëllime me ty

Puna me një partner të ndihmon për të qenë i motivuar, dhe për të mos u rraskapitur.

Për shumë fëmijë, partneri mund të jetë mami ose babi, ose motra ose vëllai. Ideja është të bëhesh partner me dikë që ka fuqinë që ti nuk e ke dhe mund të shtojё aftësitë e tua. Gjithçka lidhet me skuadrën.

Vëllezërit Jeremiah (10 vjeç) dhe Joshua West (7 vjeç) kanë pasur mbështetjen e njëri-tjetrit për ndërtimin e website-it të tyre Champions of Change, që fokusohet në edukimin financiar tё moshatarëve të tyre se si të japin, kursejnë dhe të shpezojnë siç duhet paratë e tyre.

Për 8-vjeçaren Kiowa Kavovit (sipër), shpikësja pas kompanisë Boo Boo Goo të fashave, partner ishte babai i saj. Një sipërmarrës më vete, Andrew Kavovit pikasi gjenialitetin e idesë së vajzës së tij dhe e ndihmoi atё ta bënte realitet me ndihmën e disa specialistëve të fushës.

 

/Shkruar nga Nicole Cammorata dhe publikuar në Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0